LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi dhe Apostolova flasin për agjendën legjislative dhe evropiane të Kosovës

Krasniqi dhe Apostolova flasin për agjendën legjislative dhe evropiane të Kosovës

Agjenda legjislative për këtë vit, reformat në sektorë të ndryshëm që ndërlidhen edhe me agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, dialogu me Serbinë dhe tema të tjera u diskutuan sot në mes të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Shefes e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe deputetët, Elmi Reçica, Blerta Deliu – Kodra dhe Sala Berisha – Shala. Krasniqi e njoftoi Apostolovan edhe për qëndrimin e PDK-së pro dialogut me Serbinë, me synimin që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare obligative. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e PDK-së për një konsensus të plotë të spektrit politik të Kosovës, rreth dialogut”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi po ashtu foli edhe për përkushtimin e PDK-së në Kuvend që të ketë angazhim edhe më të madh në reforma të rëndësishme për vendin, si në sundimin e ligjit, ekonomi, arsim e fusha të tjera. Për këtë, theksoi Krasniqi do të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe me Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori