LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk do ta luash Romeon”: Pse mbijetojnë aktorët e karaktereve?

“Kurrë nuk do ta luash Romeon”: Pse mbijetojnë aktorët e karaktereve?

Ata gjithmonë kanë dështuar në rolet kryesore romantike. Por, teksa glamuri zbehet, talenti mbijeton dhe këta aktor fitojnë në lojën e gjatë, shkruan për Guardian kritiku David Jays. Pjesë të tekstit të tij, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Kur aktori Paul Chahidi mbaroi shkollën e dramës, e takoi një agjent me përvojë. Me kostume dhe kravatë, në karrige lëkure, me verë të shtrenjtë të bardhë, në ora tre pasdite. Shkollë e vjetër!

“U ul shumë afër meje”, kujton Chahidi, “dhe më tha: ‘Tri gjëra duhet t’i dish për veten: një, e ke një emër qesharak të huaj; dy, po i humb flokët; tre, nuk do ta luash kurrë Romeon. Por, mund të aktrosh dhe me këtë mund të shkojmë para”.


Chahidi ishte tepër i befasuar për ta marrë këtë si fyerje.

“Dhe, doli se kishte të drejtë”, thotë madje ai.

Aktorët yje shpesh fillojnë si joshës, si Romeo apo Zhuljeta me flokë shprishura. Por, bukuria nuk zgjat shumë: për jetëgjatësi duhet e veçanta!

“Isha aktor karakteri që nga fillimi dhe jo e shitur si e bukur”, ka thënë Susan Sarandon për Guardian, më 2017, “e kjo ndoshta më lejoi të mbijetoja deri tash”.

Çfarë e bën një aktor karakteri?

Të marrim parasysh një përsëritje të të “mbijetuarve”: Julie Walters dhe Alison Steadman, Toby Jones dhe Jim Broadbent, Imelda Staunton dhe Timoteu Spall. Ata luajnë karakteret pa çehre, të pasjellshmit dhe dështakët në jetë dhe në dashuri. Nuk është çudi pse duhen: sepse ata flasin për njerëzit si ne.

Puna e përpiktë e Chahidit në televizion (famullitar në “This Country” (Kjo tokë)), në film (aparatçiku frikacak te “The Death of Stalin” (Vdekja e Stalinit)) dhe në teatër (Maria në shfaqjen e Teatrit Globe, “Twelfth Night” (Nata e dymbëdhjetë)) mund të duken si thelbi i aktrimit të karakterit, por ai nuk e pëlqen këtë term.

“Duket si jashtë mode e ndonjëherë ndjeni se ka diçka reduktive në të”, thotë ai. “A është Meryl Streep aktore e karakterit? Mark Rylance? Në fakt, kujt ia ndien? Ju ose mund të bindni si karakter ose nuk mundeni. Sipas meje, ajo që ka rëndësi është nëse je transformues ose jo”.

Rastet më të hershme të këtij termi, në anglisht, hasen te Fjalori i Oksfordit, nga mesi i shekullit XIX, që fliste për aktorët që shquhen për origjinalitet dhe role ekscentrike. Si koncept është më i vjetër. Historiani i teatrit, Gilli Bush-Bailey, vëren gjurmët e kësaj që në Restaurim (periudha e pjesës së dytë të shekullit XVII, kur rikthehet pushteti i dinastisë Stuart – v.j.), kur disa aktorë ishin të specializuar në role të kokëboshëve, të pagdhendurve apo gërnjarëve, dhe besohet se sistemi i repertorëve të shekullit XX e përforcoi këtë nocion.

Repertori me prova minimale, nuk linte kohë për role anësore. Njerëzve u kërkohej të luanin role të tipizuara. Prindërit e Bush-Baileyt ishin aktorë, karrierat e të cilëve u formuan pikërisht nga këto nocione. Nëna e tij “shumë e gjatë dhe e ngathët”, luante përherë rolet e kameriereve dhe shtëpiakeve.

Sistemi i repertorit përcaktonte prirjet e aktorit. Chahidi tregon se në teatrin “Spotlight” aktorët ndahesh jo vetëm sipas gjinisë, por edhe si “kryesor dhe i riu kryesor” apo “karakteri mashkull, karakteri femër dhe komedianët”. Aktorët e karakterit shprehnin shkathtësinë, shpesh në momente kontrasti.

Në vitet 1960, kjo pjesa e karaktereve afirmoi aktorët e komedisë, si: Penelope Keith, Nigel Hawthorne dhe Brian Cox.

“Në vitet 1960 ishte ky ndryshim. Por, pastaj erdhën njerëzit si Albert Finney, Tom Courtenay dhe Alan Bates. Ata janë të gjithë burra të karaktereve, nda ishte ajo që duhej të ishe”, thotë Cox.

Samantha Spiro që ka shkëlqyer në shumë role në teatër, shton: “Çdo rol që luani, edhe nëse të përshtatet ose jo, është karakter… Doni të ikni nga vetja, sa më larg që është e mundur”.

Dhe, në distancë ajo ndihet më mirë.

“Edhe në shfaqje muzikore nuk mund të këndoja nëse nuk isha në karakter. Duket e çuditshme, por nuk e di se cili është zëri im. Nëse më vendosni në karakter, ndjej lirinë për të kënduar”, shton ajo, teksa Joanna Read – udhëheqëse e shkollës Lamda të dramës – shprehet se “transformimi ka rëndësi të madhe për aktorin”.

Por, shkolla e dramës mund të jetë problem.

“Shkolla ishte problematike për mua”, thotë Chahidi. “Merrja role komike, të pleqve. Një herë u kërkua ta luaja një rojtar pakistanez. Por, nuk jam pakistanez”.

“Aktrimi në ekran mund t’ju definojë nga dukja”, shton Read, “por ne inkurajojmë studentët mos ta pranojnë këtë”. Të njëjtën e thotë edhe Sophie Parrot: “Në ekran realiteti mund të jetë ndryshe. Mund të dominojë bukuria. Ndaj, më pëlqen të punoj në teatër, sepse puna aty është më fleksibile dhe dukja nuk ka shumë rëndësi”.

Aktorët e karakterit lulëzojnë në botën pa heronj. Ndërsa, mosha shpesh ndikon të hapet kuadri i roleve. Sepse, siç thotë Spiro: “Është lehtësim kur nuk ta ndien të dukesh bukur. Për shumë njerëz të këtij biznesi, është e vështirë të plakesh. Por, është çliruese se mund të aktrosh”.

Pra, a e mendon Spiro veten si aktore karakteri?

“Përderisa punojë, nuk ma ndien se si më quajnë. Por, dikush më tha tash vonë se isha pjesë e aktorëve kryesorë të karakterit dhe e mora si kompliment. Këto fjalë nuk e kam dëgjuar më parë”, thotë ajo.

Po Chahidi?

“Nëse e jep si kompliment, e pranoj. Nëse jo, hup”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
NJË POEZI PËR PAQEN

NJË POEZI PËR PAQEN

Poezi
Kalo në kategori