LAJMI I FUNDIT:

Dilema për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, uniformat dygjuhësore dhe paratë në Komisionin e Venedikut

Dilema për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, uniformat dygjuhësore dhe paratë në Komisionin e Venedikut

U shfaqën dilemat e para për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Dy nene nga ligji do të dërgohen në Komisionin e Venedikut për vlerësim. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, thotë se bëhet fjalë për dygjuhësinë tek uniformat ushtarake dhe bankënotat.

“Në komisionin e Venedikut do të dërgohen dy nene nga ligji. Këto janë përdorimi i dygjuhësisë tek uniformat ushtarake dhe te bankënotat, që u kontestuan nga partitë politike, dhe do të shihet nëse janë kushtetuese ose jo. Këto dy pjesë të ligjit do të dërgohen në Komisionin e Venecias”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria erdhi në konkludim që ministria e Drejtësisë përmes ministrisë së Punëve të Jashtme të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut për tekstin e ligjit dhe çështjet e hapura që nuk janë pjesë e këtij ligji, pas miratimi të ligjit nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.

Në takim koordinativ me përfaqësues të më shumë institucioneve nuk mori pjesë zëvendëskryeministri Hazbi Lika, edhepse mori pjesë në përpilimin e këtij ligji.

“Rrethohet pjesa legjislative e marrëveshjes së Ohrit për ligjet që dalin nga amendamentet kushtetuese, që janë pjesë e Kushtetutës që nga viti 2001. Lika mori pjesë në përpilimin e këtij ligji. Tani në këtë grup ndërinstitucional marrin pjesë shumë ministri, kuvendi dhe përfaqësues nga ministria e Drejtësisë, ndërsa në të janë përfshirë gjyqësia, gjykatat, prokuroria, për shkak se është proces kompleks dhe të gjithë palët duhet të jenë të përfshirë në proces”, tha Osmani.

Plani për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve duhet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori