LAJMI I FUNDIT:

Zdravko Saveski: Ligji për përdorimin e gjuhëve është ligj i vonuar

Zdravko Saveski: Ligji për përdorimin e gjuhëve është ligj i vonuar

Zdravo Saveski nga partia “E Majta”, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një ligj i vonuar dhe se duhet të silleheshe edhe më herët, përveçse duhet të ishte më shumë i avancuar se sa është tani. Ai shpjegoi se nëse nëse Kushtetuta shkelet nga ana e ndonjë instituti tjetër, kjo aspak nuk jep të drejtë që dhe vetë njeriu të fillojë të shkelë Kushtetutën, pra Presidenti, në atë moment mund të kërkohej edhe impiçentit i Presidentit të shtetit.

“Bëhet fjalë për një ligj shumë të ndjeshëm, sensitiv, të cilin shumë njerëz në Maqedoni e kuptojnë dhe shpjegojnë në mënyra të ndryshme. Avancimi i një gjuhe është një punë shumë e rëndësishme dhe duhet të inkurajohet dhe unë definitivisht mendoj se përdorimi i gjuhësh shqipe duhet të ishte më i madh sesa ishte deri në nivelin e tanishëm. Dhe se në Maqedoni kemi problem serioz të maqedonasve, të cilët refuzojnë të mësojnë gjuhën shqipe, si dhe shqiptarë që kanë antipati ndaj gjuhës maqedonase. Kjo situate s’është e shëndetshme”.


“Por mënyra se si ishte kryer e gjithë procedura e miratimit të kësaj gjuhe, kishte shumë mangësi dhe në fund i gjithë ky proces përfundoi shumë keq. Përfundoi keq, sepse në Maqedoni vlerat e sundimit të drejtësisë dhe të demokracisë duhet të jenë të rëndësishme. Kushtetuta duhet të jetë akti më i lartë shtetëror, që duhet të respektohet nga të gjithë. Nëse Kushtetuta shkelet nga ana e ndonjë instituti tjetër, kjo aspak nuk jep të drejtë që dhe vetë njeriu të fillojë të shkelë Kushtetutën. Pra, Presidenti i Shtetit, është e qartë se gjeti vrimë në Kushtetutë, sepse nuk ka afat kur ai duhet të firmosë një ligj të caktuar, ai vendosi të mos e nënshkruaj atë ligj”.

“Ai është anashkalim i Kushtetutës, shkatërrim i shpirtit edhe pse edhe fuqisë së Kushtetutës, por parlamenti ka pasur dhe mënyra të tjera si të ballafaqohej me shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit. Ekziston një procedurë e impiçmentit të Presidentit të shtetit, pra mund të bëhej ajo në Parlament dhe të votohej mosbesim. Ishte hapur Kushtetuta për ndryshime kushtetuese dhe ajo vrimë në nenin për përgjegjësitë e Presidentit të rregullohej dhe ajo vrimë është ende aty dhe ndonjë president tjetër mundet në mënyrë të ngjashme për ndonjë ligj tjetër mund të bëjë atë. Dhe në fund të fundit mundej, asgjë s’do të ndryshonte nëse pas 3-4 muajsh do t’i përfundojë mandati i presidentit aktual dhe ta nënshkruante presidenti i ardhshëm”, deklaroi Zdravo Saveski nga “E Majta”./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori