Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka dhënë një intervistë për TuttoMercatoWeb, ku ka folur për situatën e tij, por edhe shumë gjëra rreth të ardhmes.
Ai ka thënë fillimisht se nuk është i kënaqur me pozitën e tij tek klubi Rizespor.
“Nuk jam i lumtur sepse nuk jam duke luajtur. Situata e ekipit është negative. Kemi nevojë për një mrekulli për të shpëtuar. As në nivelin individual nuk po shkon mirë, unë kam ardhur për të luajtur. Nuk është një moment i lumtur “, ka thënë fillimisht portieri në TuttoMercatoWeb.
Ujkani tregon se i ka kërkuar menaxherit të tij se dëshiron të ndërrojë skuadër.
“Po. Unë ia bërë të qartë agjentit tim. Do të doja të luaja, të mos luaj nuk është e lehtë. Mund të jap shumë. Unë shikoj përreth. Edhe pse kam folur me Rizespor disa ditë më parë. Për momentin duhet të vazhdoj të bëj të dytin. Le të shohim se çfarë do të ndodh”.
Portieri dhe kapiteni i Kosovës, shpreson që mund të kthehet në Itali, aty ku e ka zhvilluar karrierën e tij ndër vite.
“Sinqerisht po. Unë e kam zhvilluar një pjesë të mirë të karrierës sime në Itali. Njëmbëdhjetë vjet. Do të doja të kthehesha, por e di që nuk është e lehtë”.
Ujakni u pyet edhe për Gattuson, ku tha për të se është i lumtur që është në krye të Milanit.
Tutje u pyet edhe për Edon Zhegrovën, i cili së fundi po kërkohet nga Milani.
“Unë e mbështes atë pa asnjë dyshim … është i ri, ka cilësi të jashtëzakonshme që i kam parë vetëm te Dybala”.
“Shpresoj që Milan do të arrijë një marrëveshje me të: në fushë ai është ende një fëmijë, me Gattuso ai mund të bëhet burrë, ai është trajner për të cilin ka nevojë. Është me të vërtetë Messi i ri, siç është quajtur”, ka tënë Ujkani.
Ujkani në fund tha se vazhdon ta ndjek futbolli italian dhe se ka shumë miq atje, ndërsa shpreson që Palmero të kthehet në Serie A. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit