Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, shprehë shqetësimet lidhur me pagesën e koeficientit të pagave për punëtorët e këtij institucioni.
Sindikalistët përmes një njoftimi, kërkojnë nga institucionet vendore që të merren masa për rritjen e koeficientit të pagesës në Projektligjin e Pagave.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës”, thuhet në njoftimin e sindikalistëve, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes kësaj komunikate shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se një kërkesë e tillë legjitime duhet të merret parasysh, bazuar në faktin se kontributi i Doganës është jetik për vendin, ku përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit (mbi 70% e buxhetit mblidhet nga Dogana), Dogana luan rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit duke luftuar dhe parandaluar veprat e kundërligjshme që cenojnë sigurinë e vendit dhe shoqërinë në përgjithësi.
Andaj, diferencat e krijuara mes koeficienteve të pagesës së pagave për pozita të njëjta apo të përafërta të punës brenda sektorit publik, kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar dhe të anashkaluar. Ndaj, SPDK bënë thirrje që sa më shpejtë çështja e adresuar të zgjidhet në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Fitorja e Trump solli rritje rekorde të pasurisë për 10 njerëzit më të pasur në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët