LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës, nuk kanë të drejt të trajtojnë pacientë

Sejdiu: Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës, nuk kanë të drejt të trajtojnë pacientë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, me ç’rast u diskutua për raportin vjetor të vitit 2018.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu tha se puna, problemet dhe sfidat që kanë qenë gjatë vitit të kaluar, do të jenë udhërrëfyes për vitin 2019.


Sejdiu tha se gjatë vitin 2018, në Odë janë anëtarësuar 3681 mjekë. Ndërsa, për kompetencat publike dhe mbikëqyrjen etiko-profesionale, tha se kjo ka qenë çështja më e rëndësishme, pasi të gjitha rastet janë trajtuar nga Oda që ai kryeson.

Në lidhje me licensat e mjekëve, ai tha se gjatë vitit 2018 janë rreth 561 licenca që u janë dhënë.

Për raportin financiar, ai tha se nuk ka databaza për të shikuar saktë, sa mjekë janë të punësuar në gjithë territorin e Kosovës.

Sejdiu theksoi se mjekët e huaj që nuk janë anëtarë të Odës së Mjekëve, nuk kanë të drejtë të bëjnë intervenime tek pacientët, dhe se kjo duhet të merret parasysh nga të gjitha spitalet private.

Ai madje ka ftuar Prokurorinë që të hetojnë këtë dukuri.

Gjatë kësaj mbledhje të mantelbardhëve pritët të bëhet amendamenti për statutin e tyre dhe amendamenti për kodin etik. Po ashtu, shqyrtimin dhe miratimin e draftit të planit të punës dhe draft buxhetit për vitin 2019. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori