LAJMI I FUNDIT:

Limaj thotë se do t’i qëndrojnë prapa Haradinajt për taksën ndaj Serbisë

Limaj thotë se do t’i qëndrojnë prapa Haradinajt për taksën ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke folur për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ka thënë se Kosova nuk ka probleme me Amerikën dhe BE-në.

Limaj është shprehur se do t’i qëndrojnë prapa Haradinajt, në lidhje me këtë vendim që e ka marrë Qeveria e Kosovës.

“Vendimi (s’ka personalizim të vendimeve) për taksën është vendim politik i votuar në qeverinë e Kosovës dhe qeveria e Kosovës merr përgjegjësi për atë punë dhe ne i qëndrojmë prapa kryeminsitrit tonë, për çfarëdo vendimi që ka marrë e që merr dhe që është në fuqi. Sikurse që e këshillojmë kryeministrin dhe e ndihmojmë për veprimet që duhet të merren në të ardhmen- pra kjo është detyra e jonë e funksionimit”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.


Sipas tij, Kosova do të ketë mirëkuptim ndaj kërkesave të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Limaj ka theksuar duhet të krijohet klimë e dyanshme, mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje finale.

“Nuk kemi problem me SHBA-të ata dhe BE-në të cilët kërkojnë të krijohet një klimë e bisedimeve për dialog dhe taksën e shohin si një nga problemet pengesë e fillimit të bisedimeve – këtu kemi mirëkuptim. Sa herë Serbia ka krijuar klimë për të biseduar dhe nëse hymë dhe i nënshtrohemi ultimatumeve nuk do të krijohet klima për të cilën po presim për të filluar një dialog normal e cila do të rezultonte me përmbylljen e marrëveshjes”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori