LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Ronaldo mi ka shkatërruar ëndrrat si lojtar i Realit

Chiellini: Ronaldo mi ka shkatërruar ëndrrat si lojtar i Realit
chiellini ronaldo

Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë për BBC ku ka zbuluar mendimet në një numër temash, duke përfshirë edhe shokun e ekipit Cristiano Ronaldon.

Ai e ka pranuar se portugezi ia ka shkatërruar ëndrrën para se të bashkohej me Juventusin nga Real Madridi.


Italiani numëroi disa raste kur sulmuesi i shënoi disa herë gjatë kohës sa ishte lojtari i madrilenëve.

“Cristiano shënoi shumë, shumë herë kundër nesh dhe më theu ëndrrat e mia shumë herë – në Cardiff, në Madrid, në Torino”, tha mbrojtësi italian për BBC.

Por tani si bashkëlojtarë, Chiellini shpreson se Ronaldo do ta ndihmojë atë për ta realizuar ëndrrën e fundit të pa realizuar.

Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi
Lexo po ashtu Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi

“Para se Champions të ishte një ëndërr, tani është një objektiv sepse Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë që të bëjë hapin e fundit”, shtoi mbrojtësi.

Ndryshe, Chiellini gjithashtu foli me admirim rreth përgatitjeve mentale dhe fizike që bën CR7 për ndeshjet. /Telegrafi/