Ndryshimet e parapara mbi Projektligjin për Administratën Tatimore dhe procedura paraqesin një hap të rëndësishëm në legjislacionin tatimor, megjithatë dispozita të caktuara kërkojnë qartësim të mëtutjeshëm.
Kështu u tha gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me biznese dhe profesionistët e kontabilitetit.
Në këtë tryezë u diskutuan komentet dhe rekomandimet mbi projektligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i cili parasheh ndryshime dhe plotësime substanciale në krahasim nga ligji paraprak.
Udhëheqësi i Departamentit të Kontrollit të Cilësisë në SHKCAK, Arber Hoti, njoftoi të pranishmit mbi ndryshimet të cilat parashihen në këtë projektligj në lidhje me deklaratat tatimore, vetë-vlerësimin, pagesat, interesin, kreditimet, rimbursimet, etj.
Ai prezantoi disa nga rekomandimet e bëra nga ShKCAK të cilat përfshijnë lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve si dhe qartësimin e neneve të caktuara në legjislacion tatimor.
Kryesuesja e Komitetit Tatimor të Odës Amerikane, Gresë Rexhepi, tha se themelimi i Bordit të Ankesave do të lehtësojë veprimtarinë e bizneseve, ku ankesat e tyre tashmë do të trajtohen brenda afatit kohor prej 30 ditëve.
Ajo tha se plotësimet dhe ndryshimet e parapara mbi projektligjin për administratën tatimore dhe procedura paraqesin një hap të rëndësishëm në legjislacionin tatimor, megjithatë dispozita të caktuara kërkojnë qartësim të mëtutjeshëm.
Ndërsa kryesuesi i Komitetit Tatimor në SHKCAK, Fahri Breznica, tha se rëndësi e madhe duhet t’iu kushtohet të drejtave të tatimpaguesve, qasja e Administratës Tatimore të Kosovës ndaj tyre, si dhe dokumentimi gjetjeve të raporteve të kontrollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë