LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomike

Beqaj: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomike

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj është pritur në takim nga ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan bin Saeed Al Mansouri, në kuadër të Forumit Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i cili po mbahet në Dubai.

Ministri Beqaj ka bërë të ditur se me ministrin Al Mansouri janë pajtuar për ta forcuar bashkëpunimin ekonomik në mes të dyja vendeve.


“Mikpritje e jashtëzakonshme nga Ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Sultan bin Saeed Al Mansouri, në kuadër të Forumit Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai. z.Al Mansouri shprehu përkushtimin e plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për të vazhduar me marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona, me orientimin strategjik për forcimin e lidhjeve ekonomike. Ky shtet ka pasur zhvillimin e vet bazuar mbi inovacionin dhe u pajtuam që ti shkëmbejmë praktikat dhe ekspertizën”, ka shkruar ministri Besim Beqaj në Facebook.

Në delegacionin e Kosovës është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori