LAJMI I FUNDIT:

Muhaxhiri: Pas ultimatumit amerikan, duhet të largohet Haradinaj, ose taksa

Muhaxhiri: Pas ultimatumit amerikan, duhet të largohet Haradinaj, ose taksa

Analisti politik, Artan Muhaxhiri e ka cilësuar ultimatum kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar liderëve kosovarë për çështjen e taksës ndaj Serbisë.

Muhaxhiri tha se vendimi për taksën 100% nga kryeministrit Ramush Haradinaj dukej i thjeshtë dhe vështirë për tu besuar por tashmë është koha të reflektojë pasi Kosova nuk ka kapacitete të hyjë në konflikt me aleatin më të madh të saj.

”Është një fjalë ku thotë se ”nëse të duket se një punë të madhe dhe të rëndësishme e ke bërë shumë lehtë –  duhet ta shikosh edhe njëherë, sepse ndoshta nuk e ke bërë mirë”.


”Ky vendimi i taksës u duk aq i lehtë aq i thjeshte sa që dukej vështirë për tu besuar, ndaj duke qenë realist me Kosovën dhe gjithe proceseve dukej e pabesueshme se një akt i tillë mund të vazhdonte shumë gjatë sepse e minonte gjithë procesin që e kushtëzonte procesin që të njihej Kosova nga Serbia”, tha Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tha se “nëse dikush nuk e di fuqinë e Amerikës në Ballkan, atëherë le ta kuptojë”.

”Ky është një ultimatum sepse asnjë vend në botë përveç Rusisë, nuk e ka as fuqinë e as luksin që të hyjë në një konflikt me SHBA-të e aq më pak Kosova”, tha ai.

”Nuk është në pyetje morali e as dinjiteti duhet të jemi realist sepse kur një aleat i madh kërkon diçka ajo duhet të bëhet. Tani pas këtij ultimatumi të SHBA-ve, duhet të largohet taksa 100%, o të largohet Ramush Haradinaj”, tha Muhaxhiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori