LAJMI I FUNDIT:

Në prag të vizitës, një kishë e ndërtuar në Serbi mban emrin e presidentit rus

Në prag të vizitës, një kishë e ndërtuar në Serbi mban emrin e presidentit rus

Se Serbia e konsideron Rusinë vend aleat e dëshmon më së miri një veprim i autoriteteve lokale në pjesën veriperëndimore të Serbisë, ku një kishë që është në ndërtim e sipër tashmë është “pagëzuar” me emrin e presidentit rus Vladimir Putin, shkruan AP.

Autoritetet lokale kanë pranuar se ndërtimi i kësaj kishe që ka marrë emrin presidentit rus, është bërë në shenjë mirënjohje dhe admirimi për Putinin dhe miqësinë shumë shekullore mes dy vendeve të njëherit kanë edhe fenë e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse këto ditë pritet që Putin ta vizitojë Serbinë, banorët e Banstolit duan të dinë nëse presidenti rus do ta vizitojë këtë kishë, siç edhe kishin paralajmëruar autoritetet lokale.


“Edhe pse nuk është bërë zyrtare, kisha e re mban emrin e Vladimir Putinit që është simbol i Rusisë, një Rusie në të cilën serbet kanë filluar sërish të besojnë”, ka deklaruar iniciatori i projektit, Branko Simonoviq. /Telegrafi/