LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Pompeo: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

ShBA-të e përshëndetën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese me çka pranohet marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit si dhe mbështetje në hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sekretari shtetëror i ShBA-ve, Mike Pompeo i lavdëroi deputetët që votuan pozitivisht ndryshimet kushtetuese dhe me këtë i dhanë fund kontestit me Greqinë, të cilët deri tash e bllokonin integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njoftojnë mediat e atjeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, vendimi i Kuvendit të Maqedonisë është mundësi historike për realizimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të gjithë rajonit.


“Liderët e Maqedonisë shfaqën guxim në përpjekjen për ta zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë dhe me këtë i mundësuan Maqedonisë të marrë vend në NATO dhe BE nën emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Pompeo./Telegrafi/