LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për këshillat e Mustafës

Ramadani: Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për këshillat e Mustafës

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa pasi ky i fundit bëri një krahasim mes numrit të këshilltarëve të kabinetit të tij derisa ishte Kryeministër dhe të atij aktual, që drejtohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ramadani, përmes një postrimi në Facebook, duke numëruar rezultaatet e deritashme të Qeverisë aktuale, tha se Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte.

Postimi i plotë i Ramadanit:


“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri
– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,
– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,
– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve
– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve
– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman
– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.
Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:
Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte” , ka shkruar Ramadani.

Isa Mustafa tregon sa këshilltarë kishte kur ai ishte Kryeministër
Lexo po ashtu Isa Mustafa tregon sa këshilltarë kishte kur ai ishte Kryeministër

Reagimi i zëvendësministrit Ramdani vjen pasi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot përmes një postimi në Facebook, ka thën se Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa ai ishte Kryeministër ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori