LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa tregon sa këshilltarë kishte kur ai ishte Kryeministër

Isa Mustafa tregon sa këshilltarë kishte kur ai ishte Kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është bashkangjitur debateve lidhur me numrin e madh të këshilltarëve në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa ai ishte Kryeministër ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra.

“Nga kabineti i kryeministrit u arsyetua se edhe qeveria e drejtuar nga LDK ka lënë pas vetes numër të madh të këshilltarëve, flitej për qindra. Ata që japin deklarata duhet ta dinë se qeveria që shkon nuk lë pas vetes asnjë këshilltar, pasi këta shkojnë me qeverinë (Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat)”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur miq,

Ditë më parë u publikua se Kryeministri i tanishëm ka vendosur ti ketë 35 këshilltarë e disa zëvendëskryeministra nga 11. Nga kabineti i kryeministrit u arsyetua se edhe qeveria e drejtuar nga LDK ka lënë pas vetes numër të madh të këshilltarëve, flitej për qindra.

Ata që japin deklarata duhet ta dinë se qeveria që shkon nuk lë pas vetes asnjë këshilltar, pasi këta shkojnë me qeverinë (Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat).

Në qeverinë time, Kryeministri i ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra.

Numri tjetër prej rreth 400 të punësuarve pranë Zyrës së Kryeministrit janë punonjës të Agjencisë së Veterinarisë dhe të Institutit të Statistikës, për të cilit kishim iniciuar procedurat ligjore që të kalojnë në ministritë përkatëse, ashtu siç patëm vepruar me Agjencionin e arkivave.

Natyrisht se nuk është çështje ime të udhëzoj Kryeministrin e tanishëm se çfarë kabineti duhet të ketë, sepse kjo i përket llogaridhënies politike të çdonjërit që ushtron funksione politike. Por, e ndjej të nevojshme të sqarojë para opinionit realitetin. Edhe pse, një numër i përkrahësve të mi po më thonë, profesor mos u merr me ta!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori