LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Kurrë nuk kam ëndërruar që mund t’i shënoj 100 gola

Ramos: Kurrë nuk kam ëndërruar që mund t’i shënoj 100 gola
Sergio Ramos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sergio Ramos ka deklaruar se nuk ka ëndërruar asnjëherë të shënojë 100 gola, pasi misioni i tij si mbrojtës ka qenë t’i ndalojë ato.

Spanjolli shënoi për 1-0 kundër Leganes të mërkurën mbrëma dhe ky ishte goli i tij i 100-të në karrierë.

Ai ka folur për gëzimin e tij për këtë arritje teksa shpjegoi se ai kurrë nuk ka pritur një gjë të tillë duke pasur parasysh pozicionin e tij si mbrojtës.


Ramos arrin shifrën e 100 golave në karrierë  
Lexo po ashtu Ramos arrin shifrën e 100 golave në karrierë  

“Unë jam një mbrojtës krenar”, shkroi ai fillimisht në postimin e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bsc68vkF99P/?utm_source=ig_embed

“Misioni im si qendërmbrojtës dhe më parë si mbrojtës krahu, kurrë nuk ka qenë për të shënuar gola, por për t’i ndaluar ato”.

“Kjo është arsyeja pse arritja e 100 gola është diçka e veçantë që, ashtu si çdo gjë tjetër në karrierën time, kurrë nuk kam ëndërruar kur fillova të luaj”.

Festa e Ramosit pas golit të 100-të (Foto: Marca)

“Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të përqendrohemi çdo ditë për të fituar besimin dhe mbështetjen tuaj”, përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, Ramos ka shënuar 80 gola për klubin e tij të tanishëm, tre për Sevillën dhe 17 për Spanjën. /Telegrafi/

Foto: Marca