LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi duket tërheqëse me stil të ri flokësh

Era Istrefi duket tërheqëse me stil të ri flokësh
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja Era Istrefi pas një vitit të suksesshëm gjatë 2018-s, është gati të punojë edhe më fortë për të arritur qëllimet e saj këtë vit.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

https://www.instagram.com/p/BsEigZbD4Lo/


Së fundmi, Era ka publikuar një fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar se ka ndryshuar stil.

Ajo i ka ngjyrosur në bojë kafe dhe të hirtë flokët e saj, ndërsa modeli me dredha duket se i shkon edhe më shumë bukuroshes prishtinase.

Istrefi përndryshe vazhdon të ruajë edhe linjat, duke u shquar si njëra ndër këngëtaret në formën më të mirë fizike.

Era Istrefi (Foto: Era Istrefi/InstaStory)

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin pak javë më parë, Era ka treguar për projektet e ardhshme muzikore në të cilat është duke punuar.

Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje
Lexo po ashtu Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje

Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt pret të lansojë një bashkëpunim me motrën e saj të madhe, Norë, që njëherësh do të jetë edhe bashkëpunimi i tyre i parë në karrierë si motra. /Telegrafi/