LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje

Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje
Era Istrefi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Era Istrefi është artistja e cila theu kufijt gjatë vitit 2018 me sukseset e saj.

E lindur e rritur në Prishtinë, Era gjithmonë është “ushqyer” me motivin për tu bërë një artiste, zëri i së cilës do të depërtonte përtej territorit të vendit të saj. Dhe këtij qëllimi ia arriti, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare që këndon himnin e një Kampionati Botëror.


Istrefi arriti t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mban globit, gjersa u ngjit në finalen e Kampionatit Botëror 2018 për të kënduar këngën përcjellëse të kompeticicionit, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam. Menjëherë pas kësaj performance, të shumta ishin projektet muzikore që këngëtarja solli për tregun e huaj, dhe që u pritën më së miri nga fansat internacionalë.

Era vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer për herë të parë për një medium shqiptar se si ishte për të në përgjithësi viti 2018, si dhe performanca në finalen e Botërorit. Ajo tregon për sfidat me të cilat është përballur drejt suksesit ndërkombëtar, dhe sukseset që tani i shijon falë punës së saj të pakursyer.

Në vazhdim, ju ftojmë të lexoni intervistën me një prej artisteve shqiptare më të suksesshme të vitit 2018: ERA ISTREFI

Personazhi i vitit: ERA ISTREFI (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Era, një vit i jashtëzakonshëm ky për ty, me shumë suksese. Na trego pak si ka qenë për ty në tërësi 2018-ta?

Viti 2018 më ka rritur, sfiduar, frikësuar ndonjëherë, por puna ime nuk është ndalur asnjëherë. Për atë edhe jam shpërblyer.

Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror si interpretuese e këngës përcjellëse ishte pa diskutim suksesi më i madh i juaji. Na thuaj si e përshkruan ti këtë eksperiencë me pak fjalë?

“WorldCup” për mua ka qenë eksperienca më e mirë e vitit 2018. Të përzgjedhesha prej aq shumë artistëve ta këndoj himnin e Kampionatit Botëror vërtet më ka bërë krenare dhe të lumtur. I dyti rast që më bënë të besoj në mrekulli, dhe në mos-dorëzim.

Si ishte të performoje krah emrave të njohur si Will Smith dhe Nicky Jam, dhe para një audience aq të madhe?

Kisha emocione të them të drejtën. Isha fanse e Will-it dhe skuqesha para tij (qesh). Mirëpo aj ishte ylli më i mirë botëror që e kisha takuar ndonjëherë. Ego-ja e tij ishte pothuajse jo-ekzistuese. I trajtonte të gjithë njerëzit njëjtë, kishte shumë pozitivitet, respekt, dhe dashuri. Nicky ishte shumë argëtues dhe qesharak. Qesheshim shumë bashkë, pa fund. Ata më dhanë shumë mbështetje gjatë tërë kohës dhe respekt gjatë performancës. Dy ‘gentlemen’-ë të vërtetë.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam gjatë performancës në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Më pas vazhdove edhe me disa projekte tjera muzikore: “Prisoner”, “Oh God”, “Anything more” dhe “Purpose”. Si janë pritur këto këngë nga publiku? Sa je e kënaqur me suksesin e tyre?

“Prisoner” dhe “Oh God” janë këngë të cilat u incizuan tash e dy vite më parë (2017), por u lansuan në vitin 2018. Në tregun ndërkombëtar marrin më shumë kohë për tu lansuar projektet. Ndoshta nga që është treg i madh, global. Mua s’më pëlqen kjo, dhe po përpiqem maksimalisht t’i përshtatemi situatës time unike. Tek Steve Aioki dhe Jonas Blue, jam mysafire në albumet e tyre, dhe si artistë të mëdhenj që janë, pranova me kënaqësi të jem pjesë e albumeve të tyre.

Era Istrefi, krenaria e shqiptarëve në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Çfarë po përgatit momentalisht Era? Cili është projekti i radhës që fansat presin nga ty?

Atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motrën time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera.

Këtë vit jeni dekoruar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Si ishte për ty të dekorohesh nga kreu më i lartë i shtetit dhe çfarë iu premtoi ai gjatë takimit?

Perfekt. U ndjeva shumë mirë kur presidenti më dekoroi. Më falënderoi për punën e palodhshme që lidhet me kontributin ndaj vendit. Për mua gjithmonë ka pasur rëndësi kontribuimi. Ai më premtoi ndihmë dhe përkrahje.

Era Istrefi është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 korrik 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sa është e vështirë rruga drejt suksesit ndërkombëtar, dhe cili është synimi i Erës?

Tregu ndërkombëtar dallon shumë nga tregu vendor. Merr shumë kohë vetëm ta kuptosh pikë së pari, mandej ta zbatosh. Synimi im vazhdon të jetë i njëjtë. Të prodhoj muzike dhe art, sepse besoj se kam lindur për këtë gjë dhe e dua shumë këtë profesion. Do të ballafaqohem me çfarëdo sfidë për t’i dhuruar publikut dhe fansave të mi kontent të cilin unë besoj se është i mirë. Shpresoj që këtë vit, nuk ka me pas shumë projekte të imponuara nga “sistemi”, por më shumë projekte substancore që rrjedhin nga zemra e artistit, e jo opinioneve të biznesmenëve.

Jeni përkrahur edhe nga emrat e mëdhenj të muzikës si Rita Ora dhe Dua Lipa. Na trego pak sa e lumtur je për komentet që ato kanë bërë për ty?

Jam e lumtur të shoh femra feministe! Fakti që më është kthyer përkrahja e tyre mbrapa, më la të kuptoj që e respektojnë feminizmin. Respektin tim do ta kenë të vazhdueshëm.

Çikat e Kosovës i kanë bërë krenarë shqiptarët edhe në futboll: Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve (në të majtë), Rita Ora në në Kampionatin e femrave në FIFA (në të djathtë), Era Istrefi në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (në mes). Foto: Getty Images/Guliver

Do preferoje një bashkëpunim me to?

Gjithsesi.

Ndonëse po punoni në tregun e huaj, a keni pasur mundësinë ta ndiqni tregun vendor të muzikës? Çfarë mendimi keni për muzikën që bëhet këtu?

Ka shumë talentë të mirë e të bukur. Shpresoj që kanë me e përdorë talentin e tyre sa më shumë për më e dërgu shoqërinë përpara, e jo mbrapa. Urrejtja, anti-feminizmi, e lufta shpresoj të mos dominojë në shoqërinë tonë.

Era Istrefi (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Jemi në fillim-vit. Cilat janë dëshirat tua për vitin 2019. Çfarë i ke kërkuar ti ‘babadimrit’?

Jam falënderuese për të gjitha! Dëshira është vetëm të vazhdojnë bekimet.

Era, faleminderit shumë qe ishe në këtë intervistë. Për fund, cili do ishte urimi dhe mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen! Le të jetë viti i ardhshëm më i mirë se kurrë! Lëreni dashurinë të ju udhëheqë. Urime viti i ri! /Telegrafi/

Era Istrefi: “Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Kalo në kategori