Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë finalizuar të mërkurën edhe një tjetër kontratë të re komerciale.
Bëhet fjalë pikërisht për implementimin dhe automatizimin për herë të parë të ndërlidhjeve me fije optike të objekteve strategjike si Termocentralet “Kosova A” dhe Termocentrali “Kosova B” si dhe shumica e nënstacioneve energjetike të kësaj korporate.
“Të kesh një ndërmarrje të madhe siç është KEK-u që përveç faktit që ka përfshirë të gjithë punonjësit e vet në VALA kohë më parë, e tani i beson teknikisht edhe rrjetit tonë të shpejtë të internetit që i nevojitet për operimin e sistemeve operacionale të termocentraleve, tregon më së miri se Telekomi është garantues dhe mbështetës i shërbimeve të sigurta, të duhura dhe të avancuara për çdo konsumator individual dhe biznesor”, deklaroi U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.
Thellimi i bashkëpunimit dhe nënshkrimi edhe i një kontrate tjetër mes këtyre dy ndërmarrjeve, është shembulli më i qartë i mirëbesimit të vazhdueshëm mes dy gjigantëve të ekonomisë së Kosovës.
“Duke i ditur specifikat dhe kompleksitetin e punës që bëhet në korporatën tonë, bashkëpunimi me VALA-n është po kaq i domosdoshëm dhe lehtësues në mbarëvajtjejtjen e punëve tona teknologjike, sidomos në mirëmbajtjen e sistemeve operative të termocentraleve tona”, bëri të ditur Njazi Thaçi, Drejtori Menaxhues i KEK-ut.
Kjo është marrëveshja e dytë radhazi e konktretizuar midis këtyre dy ndërmarrjeve më të mëdha publike në vend, pasi që muaj më parë rreth 5000 punëtorë të KEK-ut i janë bashkëngjitur VALA-s pas kalimit nga konkurrenca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'