LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Tetovës gjatë dhjetorit mbi 1500 kundërvajtje

Në rajonin e Tetovës gjatë dhjetorit mbi 1500 kundërvajtje

Rreth katërdhjetë kundërvajtje rrugore mesatarisht në ditë ose diçka nën 1.500 gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ka zbuluar policia në rajonin më të gjerë të Tetovës, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas të dhënave të tij, nga komunikacioni janë përjashtuar 72 automjete, më së shumti për shkak të parregullsisë së tyre teknike. Njëkohësisht nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 225 shoferë – nga të cilët 97 nuk kanë poseduar leje valide të qarkullimit, 54 kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, 64 shoferë-fillestarë nuk u janë përmbajtur kufizimeve ligjore, të parapara për këtë kategori të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa pesë prej tyre nuk kanë pasur kategori adekuate,

Për kundërvajtjet tjera nga ana e policisë janë përgatitur 799 urdhër pagesa mandatare dhe 341 kundërvajtëse, 339 shoferë janë paralajmëruar me shkrim për kundërvajtjet që i kanë bërë, 134 shoferëve përkohësisht u janë marrë patenta e shoferit, ndërsa 34 – leja e qarkullimit.


Për parkim të padrejtë ose të gabuar në dhjetor janë marrë 289 automjete, më shpesh në rajonin qendror të Tetovës.