Minatorët e Stantërgut po vazhdojnë grevën, pas pezullimit njëditor. Ende nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria, kundrejt kërkesave të tyre. E në rast se vazhdohet me këtë heshtje, minatorët kërcënojnën me mbylljen në minierë, siç kishin bërë në vitin 1989.
Minatorët e Stantërgut po vazhdojnë me ngulm grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ani pse menaxheri i Trepçës gjatë vizitës që u bëri atyre, u tha se “Trepça” nuk ka mundësi buxhetore për rritje pagash për 20 %.
“Djem, unë po ju thërras për punë, nuk po ju thërras për mos punë. Të gjithë kemi ardhur këtu për punë. T’i rrekemi punës, të shkojmë në punë dhe të punojmë. Unë nuk po them të tërhiqemi nga kërkesat. Ju vetëm gjejeni një formë si të rrisim pagat. Unë po them të rrisim prodhimin 20, apo 50 për qind”, tha Xhevdet Tahiri.
Ferid Neziri, kryetar i Këshillit të Grevistëve të Minierës së Stantërgut, tha se minatorët po flejnë mbi ar e po vuajnë nga uria.
“Mbi dukat po flemë e bukë për të ngrënë nuk kemi. I kemi edhe tri kërkesa. Së pari bordin që e kanë formua nuk e njohim. E dyta, ngritja e pagës 20% dhe e treta, të përmirësohen kushtet në minierë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ferid Neziri.
Minatorët e quajnë mëkat heshtjen e Qeveritarëve karshi kërkesave të tyre.
“Është turp i turpit. Nuk kemi sigurim e as ligj”, tha Halil Fazliu- anëtar i Këshillit të Grevistëve, përcjell Telegrafi.
Minatori Isuf Peci thotë se është e çuditshme që buxhet po ka për ngritjen e pagave për Kryeministrin, ministra e zëvendësministra, ndërsa për minatorët nuk po ka.
“Është për habi, qysh nuk ka buxhet kur ata rrisin rrogat e veta. Kryeministri e ka bërë rrogën e vet 3 mijë euro. Për ministra e zëvendësministra ka buxhet, vetëm për ne nuk ka buxhet”, shprehet minatori Isuf Peci.
Në rast se nuk marrin reagim nga qeveria, minatorët kërcënuan me mbylljen në minierë, siç kishte ndodhur në vitin 89, kundër regjimit serb të atëhershëm. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë