LAJMI I FUNDIT:

Mendy ndiqet nga sigurimi i stadiumit pasi hyri në fushë për të festuar me bashkëlojtarët fitoren e Cityt ndaj Liverpoolit

Mendy ndiqet nga sigurimi i stadiumit pasi hyri në fushë për të festuar me bashkëlojtarët fitoren e Cityt ndaj Liverpoolit
Foto: Twitter/Getty/Goal

Benjamin Mendy u ndoq nga dy pjesëtarë të sigurimit të stadiumit pasi vrapoi në fushë për të festuar fitoren e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit të enjten mbrëma.

Manchester City ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (40′) dhe Leroy Sane (72′) për vendasit, ndërsa për Reds shënoi Roberto Firmino (64′).


Kjo fitore ka ngushtuar epërsinë e Reds më Qytetarët në vetëm katër pikë dhe kjo ka bërë të lumtur të gjithë në Etihad.

Njëri nga ta që përjetoi më shumë fitoren ishte mbrojtësi francez i lënduar, Benjamin Mendy.

Mendy duke festuar fitoren me bashkëlojtarët (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Mendy i veshur me një xhaketë portokalli të ndezur dhe xhinse të bardha, vrapoi me ngulm drejt bashkëlojtarëve.

Mendy dhe golashënuesi Sane (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit të stadiumit vrapuan pas tij duke e ndjekur pasi menduan se ishte ndonjë tifozë.

Një video postuar në rrjetin social Twitter tregon se si Mendy vrapon drejt Agueros, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, me kujdestarët që vrapuan pas tij dhe kjo video po bën gjiron e botës dhe po krijon shumë të qeshura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori