LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Do të paguaja para nëse do të thoshte dikush se do të jemi katër pikë para Cityt pas dy ndeshjeve me ta

Klopp: Do të paguaja para nëse do të thoshte dikush se do të jemi katër pikë para Cityt pas dy ndeshjeve me ta
Jurgen Klopp (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka folur pas humbjes që Liverpooli e pësoi me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier.

Liverpooli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Ligës Premier, pasi është mposhtur në shtëpinë e Cityt, Etihad.

Megjithatë, kjo humbje nuk e ka dekurajuar trajneri Klopp, i cili thotë se është i kënaqur me diferencën prej katër pikëve ndaj Cityt.


“Nëse dikush do të më kishte thënë se pas dy ndeshjeve kundër Man Cityt, se ne do të jemi katër pikë epërsi në krye të tabelës, unë do të kisha paguar para për të, ju nuk mund të besoni”, ka thënë fillimisht Klopp para ndeshjes.

Klopp nuk është mërzitur nga humbja (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver) 

“Nuk mendoj se do të ishte e mundur. Futbolli është si ky. Nëse fitonim këtë ndeshje dhe ishim 10 pikë përpara dhe nga kjo ndeshje nuk fitojmë asnjë tjetër, atëherë asgjë nuk do të ndodhte”.

“Nëse ne do të kishim fituar titullin pesë herë në 10 vitet e fundit, do të thonim: “100 për qind [ne do ta fitojmë]”. Por, ne nuk kemi përvojë në të, prandaj pse të veprosh si dikush që fiton gjithë kohën?”.

“Ne kurrë nuk kemi fituar si ekip, kështu që duam të përfundojmë sezonin sa më mirë që është e mundur, dhe kjo është mirë”.

“Ne mundemi, jemi ende në pozitë të mirë dhe duhet të punojmë në këtë drejtim”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ndërkombëtare
Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

La Liga
Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori