LAJMI I FUNDIT:

Kinë, hapet festivali i akullit dhe borës (Foto/Video)

Kinë, hapet festivali i akullit dhe borës (Foto/Video)

Nëse mendon se i ftohti, që të bën të të kërcasin dhëmbët, është pjesë e argëtimit kur udhëton, atëherë Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës, është vendi ku duhet të jeni.

I vendosur në provincën e Heilongjangut në Kinën veriore, ai është festivali më i madh i borës dhe akullit në botë, e përfshin një mori instalacionesh spektakolare dhe aktivitete të panumërta.

Festivali i përvitshëm hapet nga 5 janari e vazhdon deri më 5 shkurt, por disa atraksione hapen për vizitorët që përpara ceremonisë zyrtare, përfshirë dhe më populloren prej të gjithave “Ice and Snow World”, të bërë me blloqe akulli të marrë nga lumi Songhua që ndodhet atje pranë.

Këtë vit “Harbin Ice and Snow World” shtrihet në mbi 600 mijë metra katrorë dhe përfshin qindra monumente. Ai është ndërtuar me më shumë se 110 mijë metra kub akull dhe 120 mijë metra kub borë.

Festivali feston këtë vit ditëlindjen e tij të 35-të dhe konsiderohet si një nga më kryesorët e dimrit, duke iu bashkuar Festivalit të borës Sapporo në Japoni, karnavaleve të dimrit në Quebeck të Kanadasë dhe Festivalit të skive Holmenkollen në Norvegji. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Tatuazhi i një kanaçeje Sprite i një burri bëhet viral për shkak të një gabimi qesharak

Tatuazhi i një kanaçeje Sprite i një burri bëhet viral për shkak të një gabimi qesharak

Fun
“Beteja” mes miut dhe dhelprës rrugëve të Londrës

“Beteja” mes miut dhe dhelprës rrugëve të Londrës

Fun
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Para dhe pas - fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale

Para dhe pas - fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Zbulimi 4,500-vjeçar në liqenin e SHBA, flasin ekspertët për gjetjet

Zbulimi 4,500-vjeçar në liqenin e SHBA, flasin ekspertët për gjetjet

Interesante
Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans - nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans - nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Fun
Kalo në kategori