LAJMI I FUNDIT:

Kjo është maska e duhur për fytyrën që duhet të bëni pas festave të fundvitit

Kjo është maska e duhur për fytyrën që duhet të bëni pas festave të fundvitit

Tashmë që po përshëndetemi me festat e fundvitit dhe zyrtarisht kemi hyrë në një tjetër vit të ri kalendarik, merrni frymë thellë! Është momenti që të mendoni për veten, pas gjithë asaj lodhje dhe mundimi që mund të keni kaluar gjatë gjithë muajit që lamë pas.

Festa, rrëmujë, gatime, udhëtime, vizita, angazhimet me gjasë që kanë qenë të shumta, e kjo mund të reflektohet menjëherë në portretin tuaj.

Veçmas lodhjes, mendoni se ka ardhur momenti i artë që t’i përkushtoheni fytyrës, lëkurës dhe trajtimit të saj me maskat perfekte të detoksit.


Për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ju mund të praktikoni këtë maskë ideale, këshillon Class. Nuk ju merr kohë, nuk është e mundimshme, mbi të gjitha është me pak kosto.

Këto përbërës me siguri që të gjithë ju vajza i keni në shtëpi, ndaj nëse realizoni një maskë me to, mund të bëni mrekulli me fytyrën tuaj!

Përbërësit:

• 1 lugë çaji sheqer (këshillohet sheqer kaf)
• 2 lugë çaji vaj ulliri
• 2-3 pika lëng limoni
• 1/2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të gjithë elementët të bashkohen, por sheqeri nuk duhet të tretet plotësisht.

Para se ta vendosim maskën në fytyrë, e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret, e bëjmë këtë për 3-4 minuta.

Më pas vendosim maskën në fytyrë dhe me ndihmën e majave të gishtave masazhojmë pjesë të ndryshme të fytyrës. Këshillohet që të tregohet kujdes në zonat delikate të saj si pjesa poshtë syve, zona rreth hundës, zona rreth buzëve dhe mollëzat.

Pas masazhimit e lëmë fytyrën të qetësohet për rreth 10 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të vakët të bollshëm. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë. /Telegrafi/