Andreas Dushi
Duke qenë se jemi në atmosferën e festës së ndërrimit të viteve ku fishekzjarre shumëngjyrëshe do të ndriçojnë qiellin e me dritë, do të largojnë errësirën, mjafton të hedhim sytë disa kohë më parë për të kuptuar se Viti i Ri në Shkodër festohej ndryshe prej pjesës tjetër të Shqipërisë.
Në mënyrë kronologjike, po e lidh Vitin e Ri me disa prej ngjarjeve që kanë zënë vendin kryesor në historinë e trojeve tona. Fillimisht ishte periudha para pushtimit osman. Viti i Ri në atë periudhë shihej si mbyllje e dy festave më madhështore të qytetit, Krishtlindjes dhe Shën Shtjefnit i cili ishte mbrojtësi qiellor i qytetit. Kështu, festimet fillonin qysh me datë 24 dhjetor në mbrëmje, kulmonin me 25, vijonin me 26 dhe mbaronin me datë 31. Tradita e vitit të ri ishte e huazuar nga Venediku që për vete e kishte marrë nga qyteti i Milanos.
Kur erdhi Turqia, shkodranët nën petkun e Vitit të Ri fshihnin Krishtlindjen e kështu, gjoja si përgatitje për ardhjen e vitit pasrendës, fillonin e gëzonin qysh datën e Krishtlindjes, vendosur rreth vitit 340 nga Perandori Kostandin i Romës për shkak se Krishti që lind lidhet me dritën dhe data 25 është fillimi i zgjatimit të ditës në raport me natën.
Me shpalljen e Pavarësisë, në kohën e Zogut, Viti i Ri filloi të festohej për të parën herë si festë kombëtare dhe liria për të praktikuar çdo lloj besimi pa frikën e taksave apo të jetës (kujtojmë rastin e Qerim Delisë) ishte e garantuar. Në Shkodër festimet ishin si në vendet perëndimore ku organizoheshin ballo të mëdha dhe mbrëmje gala me koncerte prej koreve të përgatitur thuajse një vit më parë.
Komunizmi qe ndryshe. Vitin e Ri e mbajti si festë të vetën, ama Krishtlindjen e zhduku. Por diku gaboi: Traditat e Krishtlindjes si pemën, babagjyshin dhe dhuratat ia ngjiti Vitit të Ri e kështu ndryshoi vetëm datën, por nuk shuajti në asnjë çast dëshirën e njerëzve për të festuar.
Në fund, demokracia i çeli udhë festimeve anarkike ku qysh pas vitit të ri ’98 që u prit me breshëri automatiku, qielli shkodran ka parë festime të llojllojshme, prej atyre me fishekzjarre, deri te ato me kambana që bien njëherazi në orën 00:01.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
QYTET I RREMË
TË BËHEMI MIQ
Vdes albanologu gjerman, Wilfried Fidler
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025