LAJMI I FUNDIT:

Viti i shpenzimeve

Viti i shpenzimeve

Viti i parë i Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, karakterizohet si viti i vendimeve “dorëlira” me paranë në disa raste.

Haradinaj gjatë kësaj periudhe është dashur të paguajë miliona euro “gjobë” për “gabimet e qeverisë” së tij, si dhe rritje të pagave për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Dy muaj pas betimit në Kuvendin e Kosovës, të Qeverisë Haradinaj, ishte marr vendimi që të ndahen mjete financiare në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se secila familje do të marrë nga 10 mijë euro.


Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”
Lexo po ashtu Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Qeveria më 13 shkurt 2018 ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.

Kurse më 20 shkurt 2018, qeveria ka ndarë 272,619.48 euro. Prej tyre 152,619.48 euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit Shtetëror, ndërsa 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara të komunitetit egjiptian, shkruan Telegrafi.

Më 5 mars 2018, ishin ndarë një milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti
Lexo po ashtu Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti

Në fund të muajit maj 2018, me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 300 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të 1,500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë.

Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Më 5 qershor 2018 ishte miratuar kërkesa e konzorciumit “Bechtel & Enka” për të ndarë 53.1 milionë euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vonesa të pagesave si dhe zgjatjen e punëve për 14 muaj në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Menjëherë pas tre muaj qeverisje, pra më 20 dhjetor 2017, Haradinaj merr vendim që t’i rris pagën vetes, vartësve të tij dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Paga e Kryeministrit ka qenë 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë, kjo pagë është rritur në 2,950 euro. Nga 2,500 euro do të paguhen zëvendëskryeministrat, ndërsa më herët janë paguar nga 1,356.30 euro.

Sipas vendimit, nuk do të qëndrojnë keq dhe ministrat. Ata do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, ndërsa zëvendësministrat do të paguhen për muaj me 1,150 euro. Këshilltarët e lartë dhe ata politikë, asistentët dhe shoferët, gjithashtu përfituan nga rritja e pagave.

Ky vendim ishte kundërshtuar nga opozita, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ligjor.

Por, pas shqyrtimit të ankesës, Kushtetuesja kishte marrë vendim që ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si konflikt interesi vendimin e Qeverisë për rritje të pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij.

AKK me opinionin e datës 19 janar 2018 kishte gjetur se ishte paraqitur situata e konfliktit të interesit në vendimin e për ngritjen e pagës së kryeministrit dhe disa prej vartësve të tij.

Megjithatë, menjëherë pas këtij opinioni, Qeveria e Kosovës e kishte rifuqizuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.

Për nëntë muaj, nga buxheti, Qeveria e Kosovës ka harxhuar 120 milionë euro më shumë.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Financave, shpenzimet për këtë periudhë janë rritur për 29 milionë euro.

“Shpenzimet buxhetore gjatë kësaj periudhe raportuese arritën vlerën prej 1.31 miliard euro, duke shënuar rritje prej 10 për qind, që korrespondon me 120 milionë euro më shumë krahasuar me nëntëmujorin paraprak”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.

Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Raporti thotë se fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej mbi 29 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë.

“Shpenzimet për paga dhe mëditje shënuan vlerën prej 439 milionë euro gjatë këtij nëntëmujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 74 për qind krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori. Fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej 7 për qind apo mbi 29 milionë euro më shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes e pagave me 4 për qind për të gjithë shërbyesit publik në përputhje me rregullën fiskale të pagave”, thekson raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori