LAJMI I FUNDIT:

Hamsik: Napoli ende në garë për titull

Hamsik: Napoli ende në garë për titull
Marek Hamsik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Marek Hamsik këmbëngul se Napoli mund ta fitojë Scudetton këtë sezon dhe ‘gjithmonë do të kujtojë’ pritjen që morën pas fitores ndaj Juventusit.

Napoli e humbi titullin e Serie A ndaj Juventusin vetëm në dy ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar dhe ra në Ligën e Evropës këtë sezon pasi ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, por Hamsik beson në suksesin e skuadrës së tij këtë sezon.


“Ne kemi filluar vitin si të parët e ligës duke luajtur një futboll shumë të mirë. Megjithatë, nuk mund të qëndronim përpara Juventusit që fitoi Ligën”, ka thënë fillimisht Hamsik për Gazzetta dello Sport.

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, punë e lehtë për Interin, Arsenalin e Chelsean
Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Evropës, punë e lehtë për Interin, Arsenalin e Chelsean

“Gjithsesi, gjithmonë do të kujtoj mirëpritjen pasi u kthyem si fitimtar nga Torino kundër Juventusit. Pothuajse 25 mijë tifozë na prisnin në aeroportin Capodichino.

“Gjithçka është ende e mundur në ligë këtë sezon”.

“Është një turp që jemi jashtë Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër disa kundërshtarëve të mëdhenj”.

“Ne do të rifillojmë në Ligën e Evropës në pranverë dhe duam të shkojmë sa më larg që është e mundur. Jam pjesë e historisë së këtij klubi dhe jam krenar për këtë”.

Bonucci: Napoli rivali kryesor i Juventusit
Lexo po ashtu Bonucci: Napoli rivali kryesor i Juventusit

“Tifozët janë unikë dhe dua t’u jap atyre kënaqësinë që meritojnë. Ne jemi trajnuar nga Ancelotti, i cili ka fituar shumë në karrierën e tij”.

“Ne kemi ndryshuar mënyrën se si luajmë nën drejtimin e tij, por jemi duke bërë mirë dhe jemi konkurrues në disa fronte. 2019 do të jetë i rëndësishëm dhe sfidues”, përfundoi sllovaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori