LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Thaçi: Prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Ai këto komente i ka bërë në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit”, ku është ftuar si dëshmitarë.

” Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës “Syri i popullit”. Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi. E kemi përjetua rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgjua për të. Mbrapa tij kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjurfca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ka thënë Thaçi.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar po ashtu se e letrat e Murat Jasharit kanë qenë të orkestruara nga Glauk Konjufca, Sabri Ramabaja dhe Albin Kurti.

I pyetur nga avokati Naim Rudari se a ka informacion se kush bënë pjesë në ‘Syrin e Popullit’, Thaçi tha se sekretet shtetërore nuk mundet t’i thotë në këtë seancë, duke shtuar se ka kërkuar që kjo seancë të jetë e mbyllur.

“Sikur të ishte seanca e mbyllur do të përmendja edhe disa emra tjerë që në kohën e luftës kanë shkruar komunikata të rrejshme”, ka thënë Thaçi

Derisa kameramanët nuk po lejohen të xhirojnë, gazetarët po kërkojnë aktvendimin me shkrim. Ndërsa, gjyqtarja ka thënë se nuk e ka.

Gjatë ditës kanë dëshmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe deputeti i VV-së, Faton Topalli./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori