LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon pas incidentit në Istog: I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Haradinaj reagon pas incidentit në Istog: I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi sot pasdite në komunën e Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona.

Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)
Lexo po ashtu Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Izet Demaj.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/


Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur
Lexo po ashtu Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur