LAJMI I FUNDIT:

Krem-supa alkale sipas recetës speciale: Mbush trupin me hekur, lehtëson tretjen

Krem-supa alkale sipas recetës speciale: Mbush trupin me hekur, lehtëson tretjen

Anemia për shkak të mungesës së hekurit është shumë e shpeshtë, posaçërisht te femrat në moshën riprodhuese

Për ta furnizuar organizmin me këtë mineral të domosdoshëm, ju propozojmë recetën e shpejtë!

Erëzat e gjelbra do t’i japin shije interesante nëse para shërbimit shtoni të freskëta: majdanoz, koriandër, moraçë, apo fara liri, arra, kunguj ose vaj ulliri.


Për të qenë sa më kremoze dhe më e lehtë për tretje, erëzat grini në blender.

Krem-supat janë të mira edhe për shkak se në një mënyrë pak më ndryshe do të fusni në ushqim perime të rëndësishme. Mund t’i zini një natë më parë dhe t’i merrni në punë apo t’i ngrohni pasi të ktheheni në shtëpi.

Receta të cilën po jua sjellim është nga libri “Ushqimi alkal” i mjekut të njohur Stephen Domenig.

Krem-supës lirisht mund t’i shtoni edhe pak gjalpë apo ajkë, alkaliteti nuk do të çrregullohet, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 l ujë nga lëngu i perimeve,
– 500 gr spinaq të freskët,
– kripë kuzhine apo kripë deti,
– arra muskati.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe vlojeni ujin apo lëngun e perimeve. Shtoni spinaqin e larë dhe zieni më së shumti një minutë.

Përzieni supën në blender derisa të bëhet e butë.

Qitni kripë kuzhine apo kripë deti dhe grini në blender pak arra muskati.

Cilat teste duhet t'i ofrohen një pacienti me nivele të ulëta hekuri?
Lexo po ashtu Cilat teste duhet t'i ofrohen një pacienti me nivele të ulëta hekuri?

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori