LAJMI I FUNDIT:

Adriano: Me Icardin do ishim një dyshe e mrekullueshme, Moratti si një baba i dytë për mua – Zanetti shembull

Adriano: Me Icardin do ishim një dyshe e mrekullueshme, Moratti si një baba i dytë për mua – Zanetti shembull

Legjenda e Interit, Adriano, beson se do të ishin një dyshe fantastike me Mauro Icardin.

36-vjeçari iu bashkua klubit italian në vitin 2001 dhe me paraqitjet fantastike ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë të kohës së tij, por për shkak të problemeve personale shkëlqimi i karrierës së tij përfundoi para kohe.

“E di sa i mirë isha dhe e di se kam bërë gjëra të rëndësishme”, ka thënë Adriano për DAZN.


Adriano në duel me Rio Ferdinandin në ndeshjen mes Interit dhe Man Utd në 1/8 e finales në LK (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Nuk mund të besoja kur erdha fillimisht në Itali. Kujtoj se vetëm shikoja të gjithë përreth meje në bankën rezervë, nga [Clarence] Seedorf te [Marco] Materazzi“.

“Gjithashtu kujtoj se Ronaldo më priti mirë, dhe atë në shtëpinë e tij. Jetoja në hotel dhe ai më pyeti nëse dëshiroja të jetoja me atë. Ishte e bukur”.

“Ne aspektin e sportit përjetova një provojë fantastike në zhveshtore, kurse në aspektin jetësor [Javier] Zanetti ishte shembull. Ai ishte gjithmonë përkrah meje, posaçërisht kur më vdiq babai, normalisht edhe presidenti [Massimo] Moratti më ndihmoi shumë, ai ishte si baba i dytë për mua”.

"Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën
Lexo po ashtu "Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën

“Do t’i jem mirënjohës përgjithmonë për të gjitha që bëri për mua dhe familjen time në ato vite, sa herë që flas për atë emocionohem”.

“Tani jam i lumtur me shokët dhe familjen time në Rio, jetojmë një jetë shumë normale. Nuk jam pensionuar, vetëm kam vendosur të bëjë një pauzë”.

“Nëse ka një shans që të kthehem për të luajtur, do jem aty, por vetëm në Brazil. Nuk mund të jem larg tre fëmijëve të mi”.

Adriano gjithashtu u pyet edhe për kapitenin aktual të Interit, Mauro Icardi: “Icardi është një lojtar i madh dhe ende shumë i ri. Ai dhe unë do të ishim një dyshe e mrekullueshme në fushë”.

“Jam lindur në atë mënyrë, ishte ashtu që nga fëmijëria. Shokët më kërkonin të gjuaja më lehtësisht, por ishte instiktive. Nuk mund të gjuaja pak, gjithmonë vetëm fortë”, ka thënë për fund ‘Perandori’ duke komentuar gjuajtën e fortë të tij me të majtën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nBzrKtbGVfM

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori