Ambasada e SHBA-së në Prishtinë po u kërkon dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, të përfshihen në dialogun me Serbinë.
Kjo përfaqësi diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk është koha që opozita të qëndrojë anash këtij procesi e as të krijojë pengesa drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po u kërkojnë dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, që të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se nuk është koha të qëndrohet anash procesit e as për të krijuar pengesa në zgjidhjen gjithëpërfshirëse.
“Jemi të inkurajuar të shohim angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë dhe shpresojmë se edhe partitë tjera opozitare do të vendosin të marrin pjesë. Siç thotë presidenti Trump në letrën e tij, “Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment unik dhe të flasë me një zë të unifikuar”, thuhet në përgjigjen e tyre për “Zërin”.
Ndër të tjera në këtë përgjigje theksohet se nuk është koha që të krijohen pengesa për dialogun me Serbinë. “Tani nuk është koha për të qëndruar anash e as për të krijuar pengesa ndaj zgjidhjes gjithëpërfshirëse”, thuhet më tutje aty.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka votuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi shtetëror për dialogun e të cilin do ta bashkëdrejtojnë kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A