LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Ronaldo e ofroi veten te ne

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Ronaldo e ofroi veten te ne
Paratici dhe Ronaldo gjatë prezantimit të portugezit te Juventusi

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici konfirmoi se Cristiano Ronaldo e ofroi veten te Zonja e Vjetër nëpërmjet agjentit Jorge Mendes gjatë bisedimeve për Joao Cancelon.

Mendes kishte dhënë tashmë një version të ngjashëm të ngjarjeve këtë javë, duke vënë në dukje se ideja origjinale erdhi nga fituesi i Topit të Artë në janar.

“Kur u takuam me Mendes për të diskutuar për Cancelon, është vendi ku filloi e gjithë puna”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv Paratici për Sky Sport Italia.

Agjenti: Ronaldo e ka dashur vetëm Juventusin
Lexo po ashtu Agjenti: Ronaldo e ka dashur vetëm Juventusin

“Mendes më tha: Ju nuk do ta besoni këtë, por Cristiano dëshiron të vijë te Juventusi”.

Paratici dhe Ronaldo gjatë prezantimit të portugezit te Juventusi

“Unë u përgjigja se unë e besoja këtë, por dukej e vështirë të bëja çdo gjë që të bashkohej dhe të punonte me ne”.

Bardhezinjtë përfundimisht arritën një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro për të sjellë Cristiano Ronaldon në Torino dhe askush nuk ishte më i lumtur se djali i Paratici.

Ronaldo në histori të Juventusit, thyen rekordin 50 vjeçar
Lexo po ashtu Ronaldo në histori të Juventusit, thyen rekordin 50 vjeçar

“Lojtarët më të mëdhenj ndihmojnë fëmijët të ëndërrojnë. Djali im donte fanellën e Cristiano Ronaldos, kështu që kur shkoja për të parë një lojë të Portugalisë, ia bleva dhe ai e veshte gjithë kohën”.

“Çdo vit ai më pyeste:” Babi, pse nuk e blejmë Cristiano Ronaldon? Sepse është e pamundur. Pastaj kur ndodhi, ai tha: “Babi, ti më the se kjo ishte e pamundur!” Nuk kisha asnjë përgjigje”, përfundoi Paratici. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Përfaqësueset

"Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë" - Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësueset
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përfaqësueset
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori