LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Ronaldo e ka dashur vetëm Juventusin

Agjenti: Ronaldo e ka dashur vetëm Juventusin

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se portugezi ka kërkuar kalimin vetëm te Juventusi.

Transferimi prej 100 milionë eurosh shokoi botën e futbollit, por ka qenë duke u punuar për një kohë të gjatë.

“Cristiano më ka thënë se ka dashur të luajë vetëm për Juventusin dhe ne kemi biseduar për muaj të tërë”.

“Në janar të vitit 2018 unë dhe pak njerëz kemi ditur çka po ndodhte dhe se sa do të ishte e vështirë të transferohej ai te Juventusi”.

“Sidoqoftë, unë kam dashur ta qartësoj idenë me lojtarin. Ronaldo më tha se dëshironte të luante vetëm për Juventusin”.

“Aty filluan bisedimet me drejtorët Bianconer për muaj të tërë dhe kështu përfunduan negociatat”.

“Ronaldo është i lumtur tani me klubin dhe bashkëlojtarët, ai është i kënaqur me Serien A dhe vërtet është i lumtur te Juventusi”, deklaroi Mendes.

Zonja e Vjetër është në krye të Serie A me distancë të madhe tabelare me përcjellësit, kurse në Ligën e Kampionëve kundërshtar e ka Atletico Madridin, një rival i preferuar për CR7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori