LAJMI I FUNDIT:

Solari: Lojtarët e merituan Kupën e Botës për Klube, merita ka edhe Zidane

Solari: Lojtarët e merituan Kupën e Botës për Klube, merita ka edhe Zidane

Santiago Solari ka folur pas shpalljes kampion të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.

Real Madridi fitoi një tjetër Kupës të Botës për Klube të shtunën pasdite pas fitores 4-1 ndaj Al Ain.


Solari, i cili u bë i pari argjentinas që fiton trofeun, i dha lavdi edhe ish-trajnerit Zinedine Zidane në lidhje me këtë sukses.

Real Madridi triumfon me lehtësi ndaj Al Ain dhe fiton Kupën e Botës për Klube për të tretën herë me radhë
Lexo po ashtu Real Madridi triumfon me lehtësi ndaj Al Ain dhe fiton Kupën e Botës për Klube për të tretën herë me radhë

Pas ndeshjes, Solari i ka dhënë merita lojtarëve të tij dhe trajnerit francez.

“Lojtarët e merituan atë dhe ne jemi të lumtur”, ka thënë fillimisht Solari pas ndeshjes.

“Ne erdhëm këtu pas një pune shumë të madhe dhe shumë fitoreve dhe si fitues i Ligës së Kampionëve”.

“Ne jemi edhe këtu falë [Zinedine] Zidane”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ndryshe, ky ishte suksesi i tretë radhazi i Real Madridit në Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/