LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi me punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, rreth 400 ankesa ndaj tyre

Pakënaqësi me punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, rreth 400 ankesa ndaj tyre

Rreth 400 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë dorëzuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD) nga janari deri në nëntor.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit i Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), Arianit Salihu, pohon se gjatë kësaj periudhe rreth 300 ankesa të ndryshme janë drejtuar në ZPD vetëm kundër gjyqtarëve kosovarë. Megjithatë ai ka sqaruar se nga 274 hetime shumica prej tyre janë refuzuar dhe janë mbyllur.


Vetëm 2 prej këtyre lëndëve sipas Salihut janë dërguar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), shkruan Zëri.

“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – nëntor ZPD-ja ka trajtuar 274 lëndë/hetime preliminare ndaj bartësve të funksioneve gjyqësore, nga të cilat janë hapur 14 hetime disiplinore. Pas zhvillimit të hetimeve disiplinore ZPD-ja ka dërguar 2 lëndë për procedurë disiplinore në Komisionin Disiplinor të KGJK-së, ndërsa janë mbyllur 8 lëndë/hetime disiplinore pa gjetje të sjelljes së pahijshme. Gjithashtu, 174 lëndë janë refuzuar pas hetimit preliminar disiplinor. Veprat për të cilat janë hetuar janë përcaktuar në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Neni 34”, ka thënë Salihu.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori