LAJMI I FUNDIT:

Trump vendos të tërhiqet nga Siria, por kush po lufton atje, dhe për çfarë?

Trump vendos të tërhiqet nga Siria, por kush po lufton atje, dhe për çfarë?

Lufta e Sirisë është kthyer në një lëmsh të madh. Konflikti është ndarë praktikisht midis katër palëve, (Asadit, ISIS-it, Rebelëve dhe Kurdëve) dhe secila palë ka mbështetës të huaj, respektivisht: 1) Asadi ka Rusinë, Iranin, Hezbollahun; 2) Rebelët kanë SHBA-në, Turqinë, Vendet e Gjirit, Jordaninë; 3) Kurdët kanë SHBA-në; 4) ISIS ka luftëtarët e huaj, ekstremistë islamikë.

Dhe mbështetësit e huaj as nuk bien dakord me njëri-tjetrin se për kë apo kundër kujt po luftojnë.

Për ta kuptuar situatën e Sirisë, duhet të kthehemi në fillim të konfliktit.


Pas shumë protestash që sollën shumë të vrarë, protestuesit u kthyen në kryengritës dhe nisën të armatosen e t’i kthejnë plumbat Asadit. Kjo kryengritje u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Ekstremistë islamikë nga e gjithë bota, e sidomos nga vendet e Lindjes së Mesme, udhëtuan drejt Sirisë për t’u bashkuar me rebelët. Këtë lëvizje e mbështeti sidomos Asadi. Ai liroi të burgosurit xhihadistë për të ndotur në këtë mënyrë rebelimin, e për ta lidhur me ekstremizmin. Kështu, perëndimorët do ta kishin më të vështirë t’i mbështetnin. Rrjedhimisht, në Janar të vitit 2012, Al-Kaeda krijoi degën e saj të re në Siri, të quajtur Xhabat Al-Nusra.

Krismat e para të kësaj lufte u shkrepën nga diktatori sirian, Bashar Al-Asad, në mars të vitit 2011, kundër demonstruesve paqësorë që vinin nga populli e që kërkonin të sillnin Pranverën Arabe edhe në Siri, siç po ndodhte në vende të tjera arabe (Tunizi, Egjipt, Libi).

Në të njëjtën periudhë, kurdët e Sirisë, të cilët kishin kohë që kërkonin autonomi, morën armët dhe u shkëputën në mënyrë jo-zyrtare nga regjimi i Asadit në veri të vendit. Ata nuk u panë me sy të mirë nga Turqia, e cila i druhet krijimit të një shteti kurd në Siri, për shkak të kurdëve që janë brenda vetë territorit turk, e që mund të bashkohen e të fuqizohen në të ardhmen.

Në këtë verë të vitit 2012, në Siri nisi një luftë e luajtur nga aktorë në distancë. Irani, aleati më i rëndësishëm i Asadit, ndërhyri për ta ndihmuar regjimin. Në fund të vitit 2012 Teherani dërgoi me qindra oficerë në terren si dhe furnizime të përditshme.

Duke parë këto zhvillime, vendet e Gjirit, të pasura me naftë, nisën t’u dërgojnë para dhe armatime rebelëve, më shumë për të ulur ndikimin e Iranit. Irani e shtoi praninë në vitin 2012, kur Hezbollahu, një milici libaneze, e mbështetur nga Irani, pushtoi territoret për të luftuar përkrah Asadit. Edhe Arabia Saudite e shtoi praninë, si kundërpërgjigje, duke u dërguar rebelëve më shumë armë dhe para, këtë herë nëpërmjet Jordanisë, e cila po ashtu është kundër Asadit.

Kryengritja u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Në vitin 2013, Lindja e Mesme u nda midis vendeve kryesisht suni, të cilët mbështesin rebelët, dhe midis vendeve shiite që mbështetin Asadin. Në prill të këtij viti, administrata e Obamës, e nxitur nga tmerret që po kryente Asadi dhe nga numri i lartë i të vdekurve, dha një urdhër të fshehtë që CIA të stërviste e të pajiste rebelët Sirianë me armë. Por programi nuk eci siç duhej, dhe SHBA u bëri thirrje vendeve të Gjirit që të mos mbështesin ekstremistët. Këto kërkesa u shpërfillën.

Në gusht të vitit 2013, regjimi i Asadit përdori armë kimike kundër civilëve, duke shkaktuar reagime nga e gjithë bota. Pas pamjeve të fëmijëve të lënduar e të vrarë, Obama mbajti një fjalim të posaçëm ku tha se është përgjegjësi e gjithë botës që t’i përgjigjeshin regjimit të Asadit, pasi kishte përdorur armë kimike.

Që të shmangej ndërhyrja e SHBA-ve, Rusia propozoi që Siria të dorëzonte gjithë arsenalin e armëve kimike dhe SHBA-të t’i asgjësonin. Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë ta refuzonte marrëveshjen. Pas pak kohësh, SHBA-të u tërhoqën nga kjo ide dhe Siria mbeti shteti ku fuqitë e mëdha do të vazhdonin të ishin në konflikt, me Rusinë në mbrojtje të Asadit dhe SHBA-të kundër tij. Pak javë më vonë, agjentët e CIA-s u bashkuan me rebelët për t’i trajnuar në terren dhe SHBA u bë pjesëmarrëse në luftë.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), dhe u kthye në armik i vetë Al-Kaedës.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh, përcjell tch. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), duke u kthyer në armik të vetë Al-Kaedës.

ISIS nuk luftonte dhe aq kundër Asadit, sa ç’luftonte kundër rebelëve dhe kurdëve, duke krijuar kështu një mini-shtet që e quajti kalifat. Në verë të vitit 2014, ISIS marshoi në Irak dhe pushtoi territor, duke bërë që gjithë bota t’i dalë kundër. Në shtator, SHBA-të, një vit pasi për pak sa nuk kishin bombarduar forcat e Asadit, nisën të bombardojnë ISIS-in. Në verë të 2014, Pentagoni nisi të trajnojë forcat rebele të Sirisë, por vetëm ato që do të luftonin kundër ISIS-it, jo kundër Asadit.

Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë t’i refuzonte armët.

Në gusht të atij viti, Turqia nuk e toleroi më fuqizimin e kurdëve të Irak, ndaj nisën të bombardojnë bazat e tyre, edhe pse kurdët ishin duke luftuar kundër ISIS. Turqia nuk bombardoi ISIS-in, por vetëm grupet kurde në Irak dhe në Turqi. Dhe pikërisht ky është një nga problemet e mëdha në këtë luftë, pasi SHBA-të shohin ISIS-in si rrezik kryesor, por aleatët e tyre kanë përparësi të tjera dhe kanë krijuar aleanca shumë të ngatërruara.

Në shtator të vitit 2015, Rusia e shtoi praninë në favor të Asadit dhe dërgoi avionë bombardues në bazat ruse të shpërndara nëpër vend. Rusia tha se u vendos për të luftuar ISIS-in, ashtu si Amerika, por në të vërtetë bombardoi vetëm rebelët anti-Asad, edhe disa që ishin mbështetur e pajisur nga SHBA-të. Një vit më pas, në Shtëpinë e Bardhë erdhi Donald Trump.

Në verën e vitit 2017, Asadi përdori sërish armë kimike kundër civilëve, duke vrarë 85 në total, përfshi 20 fëmijë. Trump tha se qëndrimi i tij ndaj Sirisë e Asadit kishte ndryshuar shumë, për shkak të sulmeve.

Trump dha shenja se kishte ndërmend ta mbante SHBA-në larg Sirisë e ta linte Asadin në pushtet. Në fund të vitit 2016, Asadi, me ndihmën e avionëve rusë dhe të milicive iraniane, mori qytetin e Alepos nën kontroll duke i nxjerrë rebelët nga fortesa e fundit urbane.

Në verën e vitit 2017, Asadi përdori sërish armë kimike kundër civilëve, duke vrarë 85 në total, përfshi 20 fëmijë. Trump tha se qëndrimi i tij ndaj Sirisë e Asadit kishte ndryshuar shumë, për shkak të sulmeve. Brenda pak ditësh, SHBA-të sulmuan një bazë ajrore të Asadit në Siri, me raketa Tomahok. Ishte hera e parë që SHBA-të e sulmonin drejtpërsëdrejti regjimin e Asadit.

Kjo e ndërlikoi edhe më shumë luftën, por tani Siria mbetet e rrënuar. Edhe sikur Asadi t’i rimarrë territoret, banorët aty janë të rebeluar kundër tij. Dhe për sa kohë që vendet e huaja fuqizojnë secilin nga grupet vendase të përfshira në konflikt, është e qartë që lufta nuk pritet të mbarojë së shpejti.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori