LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha angleze udhëtoi e ‘vetme’ me tren, arriti në Norfolk për festimet e përvitshme (Foto)

Mbretëresha angleze udhëtoi e ‘vetme’ me tren, arriti në Norfolk për festimet e përvitshme (Foto)

Çfarë dallimi bën një ditë e vetme. Gjatë ditës së djeshme, Mbretëresha Elizabetë ishte nikoqire e një ahengu luksoz, për familjen e gjerë mbretërore në Buckingham Palace. Ajo është parë sot duke qëndruar bashkë me masën, derisa udhëtonte me një tren të zakonshëm, megjithëse bleu biletën e klasës së parë.

Monarkja 92-vjeçare udhëtoi e vetme – megjithëse me një staf të konsiderueshëm rojash – për të zënë trenin që do arrinte nga Londra, në një stacion në Norfolk, transmeton Telegrafi.

Derisa iu buzëqeshte fotografëve që prisnin, Mbretëresha dukej në humor të mirë, teksa nisej që të përgatitej të mblidhte familjen e saj të ngushtë.


Arritja e saj në Sandrigham, shënon fillimin e festimeve të përvitshme për fund vit, vetëm se kësaj here pritet t’i bëjë bashkë Dukën dhe Dukeshen e Cambridge, si dhe Duken e Dukeshën e Sussex, në kohën e dyshime të mëdha, se mes çifteve mbretërore ka shumë mosmarrëveshje.

Megjithëse dukej si një udhëtare e zakonshme, platforma e stacionit ku do arrinte është kontrolluar nga njësite të ndryshme të sigurisë, përfshirë edhe ata me qen nuhatës për ndonjë eksploziv.

Policët civil dhe ata me uniforma kanë rrethuar zonën, ku do të kalonte pasagjerja mbretërore, teksa krahas saj ishte një roje, që mbante valixhen me shënimin ‘The Queen’. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund të dallojnë macen në imazhin e një gruaje që fshin dyshemenë

Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund të dallojnë macen në imazhin e një gruaje që fshin dyshemenë

Interesante
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Fun
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Interesante
Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Interesante
Kalo në kategori