LAJMI I FUNDIT:

CEO i OnePlus fotografohet duke prezentuar një telefon të ri

CEO i OnePlus fotografohet duke prezentuar një telefon të ri

Një foto e rrjedhur, që duket se u mor nga një takim i brendshëm i OnePlus, ka dalë në sipërfaqe në internet duke treguar CEO Pete Lau me një pajisje që mund të jetë ose OnePlus 7, ose një tjetër telefon 5G pa emër nga kompania.

Imazhi u postua në Twitter nga Ishan Agarwal – i cili ka një rekord të arsyeshëm me rrjedhjet e telefonave në të kaluarën – dhe duke pasur parasysh se ne mund të shohim drejtorin e OnePlus në foto, nuk ka dyshim se është e vërtetë.


Një pajisje e kuqe mund të shihet në ekran dhe duket se qëndron poashtu në tavolinë, ndërsa një variant i bardhë / gri i celularit duket të jetë në duart e Laut.

Ndërsa mund të marrim këtë si zbulim të hershëm të OnePlus 7, ose telefonit të parë OnePlus 5G, vlen të përmendet se kjo mund të jetë thjesht një prototip i hershëm.

Telefonat kalojnë nëpër një sërë projektimesh dhe testesh, dhe ajo që shohim në këtë imazh mund të mos lansohet për treg – prandaj merrni gjithçka me një dozë dyshimi, tani për tani.

Raportet e mëparshme pretendojnë se çmimi i pajisjes OnePlus 5G mund të jetë midis $ 200 dhe $ 300 më i lartë se pajisjet standarde të firmës, dhe telefoni pritet të mundësohet nga çipi më i fundit Snapdragon 855 me modemin X50 që ka kapacitet 5G. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori