LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria për dy vite nuk ofruan asnjë zgjidhje të problemeve

OBRM-PDUKM: Qeveria për dy vite nuk ofruan asnjë zgjidhje të problemeve

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Republika e Maqedonisë është mbështjellë me të zeza e Qeverisë së LSDM-së. Ajër të zi, ekonomi të zezë, shëndetësi të zezë, arsim të zi, bujqësi të zezë”.

“Dy muaj tashmë Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë, qytetarët me muaj nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa spitalet në shtet secilën ditë janë të mbushura me dhjetëra qytetarë që kanë probleme me zemrën dhe mushkëritë e bardha. Premtuan zgjedhje, dhe dy vite nuk ofruan asnjë zgjidhje”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ekonomia që premtuan minimum 5% rritje vjetore, thonë nga OBRM-PDUKM, për dy vite është në 0 ndërsa rrogat janë të ulëta dhe harxhimet e jetesës secilën ditë rriten.

“Premtuan mjekim falas për të gjithë, 100.00 denarë rrogë për mjekët, shëndetësi më të mirë, dy vite që kur premtuan, asgjë nuk realizuan. në vend të projekteve dhe masave e rritën çmimin e hapësirës së parkingut mjekëve të klinikës”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se arsimi që LSDM premtonte se do ta reformojë në mënyrë brutale duke manipuluar mijëra të ri janë viktima më e madhe e kësaj qeveria dhe se asgjë nuk kanë realizuar, as në arsimin fillor, të mesëm as në atë të lartë.

Në fund të kumtesës OBRM-PDUKM ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë të kënaqur ndaj kësaj Qeveria në marshin protestues që do të jetë ditën e enjte nga sheshi “OBRM” deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori