LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kemi dërguar interpelancë për Dimitrovin

Mickoski: Kemi dërguar interpelancë për Dimitrovin

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njoftoi se në Kuvendin e Maqedonisë është dërguar interpelancë për votimin e mosbesimit kundër ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia konfirmojnë se arsyeja për këtë veprim është sepse Ministri i Jashtëm i Maqedonisë “i ka ofenduar maqedonasit duke i quajtur ata kombi me komplekse” kur Dimitrovi nga foltorja e Kuvendit sqaronte se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të perceptohen me dozën e frikës nga publiku.


“Nikolla Dimitrov dhe Zaev sollën një marrëveshje kapitulluese! Poshtërimi dhe degradimi i interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë! Dimitrov tha se maqedonasit ishin një komb me komplekse! Nuk ka asnjë datë për negociata me BE-në. Diplomacia e Maqedonisë, ashtu si shteti, është i lidhur me zinxhirë deri në fund. Ne kemi dërguar interpelancë për ministrin më të pasuksesshëm për punë të jashtme. Për të ndaluar turpin, që të ndalojmë rënien e imazhit të Maqedonisë. Në debatin kuvendar gjatë interpelancës, do të flasim për faktet që do të zbulojnë veprimet e tij. Kjo është arsyeja pse dorëheqja për shkak të errësirës që solli në Maqedoni”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori