Në vitin 1984, një nga grupet më të suksesshme të viteve ’80, Talking Heads, realizon filmin “Stop Making Sense”. Fjala është për koncert të grupit, në teatër e me ndriçim teatri, regjinë e të cilit e ka bërë regjisori i njohur, fituesi i Oscarit, Jonathan Demme. “Stop Making Sense” është një nga realizimet më unike në historinë e muzikës rock. Pas premierës së filmit, lideri i grupit, David Byrne, improvizon një intervistë me vetveten, ku intervistuesit e ndryshëm luhen nga vet ai. Përmes pyetjeve e përgjigjeve, Byrne zbërthen botëkuptimet e tij unike për muzikën. Këtë vetintervistë, Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.
I kemi edhe disa minuta. Mundohu të jesh i saktë. Në rregull?
Do të bëj gjithçka që kërkoni.
Mirë, pse e ke quajtur filmin “Stop Making Sense”? (Mos e kërko kuptimin)
Sepse është këshillë e mirë. Muzika dhe performanca nuk kanë kuptim.
Mahnitëse!
Kjo është puna ime.
Si të shkoi mendja për ato rroba të mëdha?
Më pëlqen simetria në format gjeometrike. Doja që koka ime të dukej më e vogël dhe mënyra më e lehtë për ta bërë këtë ishte ta bëja trupin më të madh. Sepse, muzika është diçka fizike dhe trupi shpesh e kupton atë para kokës.
Çfarë do të bësh në vijim?
Një projekt me këngë që bazohen në ngjarjet e vërteta nga tabloidet. Janë sikur 60 minuta në drogë.
Sa keq! Çfarë ju shtyri të mendoni të keni muzikantë, që dalin një nga një…?
Nëse hapet perdja dhe gjithçka është atje, nuk ke ku të shkosh. Kjo rrëfen për grupin që bëhet më dramatik dhe fizik teksa kompletohet. Është sikur 60 minuta në drogë!
Pse e zgjodhe regjisorin Jonathan Demme?
Mendova se nëse ky spektakël xhirohet, kjo duhet të bëhet nga një regjisor filmi me përvojë, punën e të cilit e kam dashur.
Dhe, çka bëri Jonathan Demme?
Bëri atë që dinte çfarë të mos bënte. Po ashtu, i shihte gjërat si i jashtëm.
Të pëlqente dukja e tij. P.sh. flokët?
Ta them këtë më vonë.
Kur do të bëni turne të re?
Kur kemi diçka të re për t’i thënë publikut, do ta bëjmë. Pos këngëve të reja, kur e vetmja gjë për të thënë është koncerti, këtë do ta bëjmë, dhe këtë duhet ta bëjmë me turne. A po kupton çka po them?
Kemi parë shumë stile flokësh të rock-grupeve të sodit?
Nuk duhet nënvlerësuar fuqinë e modelit të flokëve. Dua ta bëjë një këngë për modelet e flokëve e jo për njerëzit nën to. Dhe, kështu modeli do të ketë fuqi.
Unë kam bërë këngë për modelin e flokëve. A do ta dëgjosh?
Ndoshta më vonë.
Çka nënkuptojnë për ty fjalët e këngëve tua? Ti nuk shkruan këngë dashurie?
Dua të shkruaj për gjëra të vogla, për letër, shtazët, shtëpinë… Dashuria është e madhe. Kam shkruar këngë dashurie dhe në këtë film i këndoj llambës.
Do që të jesh në film si Prince, Sting, David Bowie?
Veç kur është e domosdoshme. Dua njerëzve tua tregoj filma në kokën time.
Kam një film në kokën time, a do me pa?
Jo, por a ke diçka për të ngrënë?
Pra, si të duket veshja ime
Du ta kem një të tillë!
A di ndonjë barsoletë të re?
Nuk mund ta them këtu.
Nëse t’i jap 50 dollarë tash, çka do të bësh me to?
Do të blija diçka për të ngrënë.
Është ftohtë apo jo? Jo. Nuk mendoj se ke zë të mirë, por je këngëtar. Si ia del me këtë?
Sa më i mirë është zëri i këngëtarit më vështirë është për të kuptuar atë që thotë. Kështu që të metën time e përdori si përparësi.
A ke qenë të psikiatri dhe a ke marrë drogë?
Ta them më vonë.
Çfarë mendon se ndodhë kur je shumë larg shtëpisë tënde?
Ta them më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje