LAJMI I FUNDIT:

BE-ja, Haradinajt: Presidenti Thaçi udhëheq me dialogun (Dokument)

BE-ja, Haradinajt: Presidenti Thaçi udhëheq me dialogun (Dokument)

Bashkimi Evropian përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ia bën të qartë Qeverisë së Kosovës se në çfarë niveli ka filluar dhe duhet të vazhdojë dialogu Kosovë–Serbi.

Në një letër që kryeministri Haradinaj ka pranuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionerja për tregti, Cecilia Malmstrom si dhe komisioneri Johannes Hahn, thuhet se dialogu Kosovë–Serbi nga pala kosovare udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e BE-së në këtë letër shkruajnë se rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të kontribuojë për ta forcuar peshën e autoriteteve të Kosovës dhe do të duhej të mundësonte lehtësimin, përshpejtimin e vazhdimit të procesit në mënyrë konstruktive, në kuadër të organizimit aktual të Dialogut të Nivelit të Lartë.


“Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të lartë evropianë.

Ata e akuzojnë Haradinajn se me vendimet e njëanshme është duke rrezikuar përparimin që është arritur në këtë dialog. “Ne fuqimisht nuk pajtohemi me vlerësimin tuaj se dialogu po ngecë. Përkundrazi, dialogu i udhëhequr nga dy presidentët po shënonte dhe ka shënuar progres të qëndrueshëm. Ne e kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Evropian këtë dhjetor dhe kemi marrë mesazhe inkurajuese të përkrahjes”, thuhet në këtë letër.

Përfaqësuesit evropianë shkruajnë se veprimi i njëanshëm apo deklaratat në kohë jo të duhur, nga cilado palë, mund të jenë vetëm të dëmshme dhe do të ngadalësojnë progresin që mund të arrihet brenda kornizës së dialogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian

Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
QKUK: Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor po realizohet sipas planit, deri tani janë kryer konsultime me rreth 300 çifte

QKUK: Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor po realizohet sipas planit, deri tani janë kryer konsultime me rreth 300 çifte

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori