LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Jemi ngritur si Republikë, Mustafa e Kurti janë shtrirë e po vajtojnë

Ymeri: Jemi ngritur si Republikë, Mustafa e Kurti janë shtrirë e po vajtojnë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka mbrojtur Rezolutën e propozuar nga partia e tij lidhur me dialogun me Serbinë, e cila është miratuar të shtunën nga Kuvendi i Kosovës. Ai i është kundërpërgjigjur akuzave të liderëve të LDK-së dhe VV-së në adresë të PSD-së, se kjo parti është bërë “patericë” e pushtetit.

Ymeri, përmes një postimi në Facebook, duke iu përgjigjur akuzave të krerëve të LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, ka thënë  “jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend. Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat”.

Postimi i plotë i Ymerit:


“Në Delegacionin shtetëror do të bashkëdrejton opozita (Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj). Brenda Delegacionit vendimet do të merren me unanimitet, dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve. Raporti mes Koalicionit qeveritar dhe Opozites/Shoqërisë civile në Delegacion është 7 me 5.

Ky proces është në dorë të Opozitës.

Po ta lexonin Rezolutën dhe Ligjin edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty.

Nuk ka marrëveshje pa njohje!

Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, karakteri unitar i Republikës janë të pacenueshme e të patjetërsueshme.

Në të vërtetë jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend. Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat.

Të strukur në rehatinë e zyreve e shtëpive të tyre që vajtojnë për legjitimitetin e munguar, me një ligjërim që lëngon nga formalizmi absurd. Thua ti, atë që ata e quajnë legjitimitet garanton marrëveshje të dobishme për Kosovën. Ç’marrëveshje? Sikur ajo për Zajednicë? Pa kurrëfarë përfitimi për Kosovën”, ka shkruar Ymeri.

Mustafa: Rezoluta për dialogun me Serbinë, mashtrim dhe blerje kohe për koalicionin qeverisës
Lexo po ashtu Mustafa: Rezoluta për dialogun me Serbinë, mashtrim dhe blerje kohe për koalicionin qeverisës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sot se “votimi në Kuvend i Rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por, është zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës. Ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar”.

Kurti: Pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë, shpejt u shtrinë
Lexo po ashtu Kurti: Pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë, shpejt u shtrinë

Ndërsa, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti, thënë se “ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori