LAJMI I FUNDIT:

Sela i ashpër me Zaevin për ushtrinë e Kosovës (Foto)

Sela i ashpër me Zaevin për ushtrinë e Kosovës (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët tha se nuk është koha për ushtrinë e Kosovës. Ai u mundua që ta arsyetoj këtë qëndrim me qëndrimin e NATO-s për këtë hap të Kosovës.

Zaev për ushtrinë e Kosovës: Nuk është koha
Lexo po ashtu Zaev për ushtrinë e Kosovës: Nuk është koha

Por, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare në Maqedoni, Aleanca për shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela, duke e porositur Zaevin se Kosovën pa ushtri e do vetëm Serbia dhe Rusia.

“Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani nuk duhet të bëhet fuçi baruti, madje duke apeluar tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj.
Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë” ka shkruar në Facebook Sela.


Përndryshe, SHBA dhe disa shtete tjera evropiane kanë përshëndetur vendimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Partitë shqiptare në Maqedoni e kanë quajtur ushtrinë e Kosovës shtyllë për forcimin e shtetit dhe stabilitetin e rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori