LAJMI I FUNDIT:

Zaev për ushtrinë e Kosovës: Nuk është koha

Zaev për ushtrinë e Kosovës: Nuk është koha

Siç raportojnë nga Anadolu Agency, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur të komentojë formimin e Ushtrisë së Kosovës tha “Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është i tillë, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut”.

Kryeministri Zaev mori pjesë në Konferencën kombëtare për kryetar komunash “Decentralizimi: Rruga që na pret”, dhe më pastaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I pyetur për qëndrimin e tij për Ushtrinë e Kosovës se çdo të thotë ajo për rajonin, Zaev deklaroi “unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ashtu, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se në Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”.

Kryeministri i Maqedonisë bëri apel për t’u rishqyrtuar masat e Qeverisë së Kosovës lidhur me futjen e tarifave për produktet nga Serbia duke ju bërë thirrje të respektohen marrëveshjet me organizatat ndërkombëtare dhe për të rritur bashkëpunimin dhe nëse politikanët janë më të vëmendshëm në deklaratat e tyre ky rajon do të përparojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori