LAJMI I FUNDIT:

Si në filma të Hollywood-it, për të plaçkitur bankën në Australi – hajnat përdorin ekskavator (Video)

Si në filma të Hollywood-it, për të plaçkitur bankën në Australi – hajnat përdorin ekskavator (Video)

Pamjet e plaçkitjes së një banke në Australi janë bërë virale në internet, për faktin se hajnat kishin përdorur ekskavatorin për ta “realizuar” planin e tyre.

Plaçkitja ka ndodhur në Tongali të Victoria në orët e para të mëngjesit të martës, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë i afrohet bankës me një veturë të bardhë, dhe më pas shfaqet edhe ekskavatori që shkatërron murin e bankës.

Sipas policisë australiane dyshja kishin vjedhur disa kuti me flori dhe para, dhe më pas kanë aktivizuar alarmin për t’u larguar me pas me veturë.

Besohet se kamioni dhe ekskavatori i përdorur për plaçkitje, ishin vjedhur disa orë para aksionit rreth 50 kilometra larg bankës. /Telegrafi/