LAJMI I FUNDIT:

OAK rritë bashkëpunimin mes bizneseve të Kosovës dhe Hungarisë

OAK rritë bashkëpunimin mes bizneseve të Kosovës dhe Hungarisë

Bashkëpunimi me bizneset hungareze, sjellja e produkteve të tyre në Kosovë dhe anasjelltas si dhe çështja e vizave, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, falënderoi atashenë për zhvillim ekonomik të ambasadës së Hungarisë në Kosovë, Krisztina Szabo për pritjen dhe e njoftoi për kërkesat e bizneseve anëtare të Odës.


Krasniqi tha se në Kosovë është hapur një treg që është pothuajse 1 miliardësh dhe ekziston mundësia që kompanitë hungareze të jenë prezente sa më shumë në Kosovë, andaj ne si Odë e Afarizmit të Kosovës jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim shumë të mirë me shtetet mike të Kosovës dhe me të gjitha shtetet që na njohin dhe i njohim.

Arsim Selmonmusaj nënkryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësues i Elkos group, prezantoi kompaninë në fjalë dhe shprehi interesim për bashkëpunim për produktet hungareze.

Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK, theksoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në sektorin e Minierave dhe Mineraleve duke e konsideruar si të rëndësishëm për të dyja shtetet, si dhe mundësitë e investimit të bizneseve hungareze në Kosovë.

Diamant Elshani sekretar i bordit të OAK dhe udhëheqës i kompanisë Elmont., kërkoi bashkëpunim për sektorin e energjisë elektrike si dhe në atë të bujqësisë për produktet e bletës, ku Elshani me këtë rast përfaqëson edhe fabrikën e vetme të mjaltit, e cila ndodhet në Deçan.

Krisztina Szabo falënderoi delegacionin e OAK-së për vizitën, duke i ofruar mbështetje bizneseve kosovare dhe bashkëpunim të ngushtë me ato hungareze, ku me këtë rast prezantoi edhe dy biznese hungareze me ç‘rast e konsideroi si shumë të rëndësishm takimin e sotëm.

Szabo ofroi mbështetje bizneseve kosovare çoftë në importin apo eksportin e produkteve të ndryshme dhe lehtësim në procedurat e marrjes së vizave biznesore.

Njëherësh kryetari i OAK, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Hungareze për interesimin nga ana tyre, që produktet hungareze të jenë prezente në Kosovë, dhe të dyja palët lanë të hapura mundësinë e bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori